LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani-amfib që transporton 150 pasagjerë, linja Portsmouth-Cherbourg që përshkohej për gjashtë orë – tani do të realizohet për 40 minuta

Aeroplani-amfib që transporton 150 pasagjerë, linja Portsmouth-Cherbourg që përshkohej për gjashtë orë – tani do të realizohet për 40 minuta

Aeroplani-amfib është një fluturake që do të transportoj pasagjerët përmes kanalit detar dhe atë për vetëm 40 minuta – e kjo do të ndodhë në vitin 2028 dhe projekti do të realizohet nga kompania britanike Brittany Ferries.

Ky mjet fluturues është zbuluar sot si koncept dhe do të ketë kapacitete për transportimin e 150 pasagjerëve nga Anglia në Francë, duke lëvizur me një shpejtësi prej 180 milje në orë – gjashtë herë më shpejtë sesa një aeroplan i zakonshëm amfib, transmeton Telegrafi.


Ky aeroplan është i dizajnuar në atë mënyrë që mund të lundroj me shpejtësi nëpër ujë, dhe në një moment të caktuara të ngritet disa centimetra nga uji dhe në fund të ngritet edhe në ajër.

E udhëtimi që zakonisht zgjaste gjashtë orë nga Portsmouth në drejtim të Cherbourg, me këtë fluturake do të mund të realizohet për vetëm 40 minuta. /Telegrafi/