Portokajtë padyshim që janë një nga frutat të cilat ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore për trupin tuaj. Ky frut jo vetëm që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar por edhe për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Vitamina C, e cila gjendet me shumicë tek portokajtë, është një lëndë ushqyese thelbësore për funksione të ndryshme trupore, përfshirë këtu edhe rritjen e flokëve.
Me ndihmën e vitaminës C në prodhimin e kolagjenit, kjo vitaminë e tretshme në ujë rrit efektet anti-plakje në lëkurën e trupit dhe të kokës. Ajo i forcon fijet e flokëve dhe i mban ato të lakueshme dhe me shkëlqim.
Falë formulës së saj acidike, vitamina C mund të prishë lidhjet kimike të bojës, duke larguar kështu ngjyrën sintetike nga flokët tuaja. Shpëlarja e flokëve me lëng portokalli gjithashtu mban nën kontroll prodhimin e vajit, zhbllokon poret në lëkurën e kokës, duke parandaluar puçrrat dhe formimin e zbokthit, transmeton AgroWeb.
Për të pastruar dhe zbutur flokët
Shpëlarja e flokëve me lëngun e lëkurës së portokallit, është një ritual i shkëlqyer për pastrimin e tyre. Mjafton të zieni në ujë lëkurat e portokallit dhe më pas ta lini atë të qëndrojë për gjatë natës. Kulloni lëngun dhe përdoreni pas larjes me shampo.
Dhe nëse dëshironi të krijoni një balsam, miksoni në një enë pak mjaltë, qumësht dhe disa pika lëng portokalli. Më pas me këtë përzierje lyeni flokët dhe lëkurën e kokës. Mbas pak minutash, shpëlani kokën me ujë të ftohtë, për të ruajtur lagështinë e flokëve.
Për të krijuar një maskë flokësh me portokall, bëni mirë të ruani lëkurat e tij. Vendosni lëkurat e portokallit në mikser dhe shtoni kos, vaj kokosi dhe lëng portokalli. Kur masa kremoze të jetë gati, lyeni flokët në të gjithë gjatësinë e tyre dhe më pas mbështillni. Lërini për 30 minuta dhe shpëlani kokën.
Konsumoni më tepër portokaj
Për flokë të shëndetshëm dhe të fortë, ju duhet të përfshini portokajtë në regjimin tuaj ushqimor dhe në regjimin e kujdesit për flokët. Këshilla më e mirë është të pini lëng portokalli, të paktën një herë në ditë. Gjithashtu ju mund të shtoni portokaj në gatime të ndryshme, për të përmirësuar shijen e ushqimit por edhe për të përfituar më tepër prej tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPija në të cilën betohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore!
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Cameron Diaz rikthen trendin klasik të thonjve: Disa ide për t'i çuar në një tjetër nivel
Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën
Me këtë truk do ta keni shumë të lehtë të arrini grimin perfekt të “smokey eyes”
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet