LAJMI I FUNDIT:

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë që u arrestuan sot në Prizren

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë që u arrestuan sot në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar katër persona, në mesin e tyre dy zyrtarë policorë. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Muaj më herët hetuesit e IPK-së kishin filluar një hetim në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren me dyshimin se dy zyrtarë policorë ishin të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme. Në këtë rast si të dyshuar për aktivitete të kundërligjshme ishin të përfshirë edhe dy qytetarë. Si rezultat i hetimit të suksesshëm disa mujor, hetuesit e IPK-së sot në orët e hershme të mëngjesit kanë arrestuar katër të dyshuar, dy prej tyre zyrtarë policorë dhe dy qytetarë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prizren: Arrestohen katër persona, dy nga ta policë dhe dy të tjerë të dyshuar për fajde
Lexo po ashtu Prizren: Arrestohen katër persona, dy nga ta policë dhe dy të tjerë të dyshuar për fajde

IPK njofton se arrestimi i zyrtarëve policorë është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit” kurse qytetarët u arrestuan si të dyshuar për veprat penale, “Detyrim” ,“Dhënie e ryshfetit” dhe “Mashtrim”.


“Në kuadër të këtij hetimi, zyrtarët e IPK-së të asistuar edhe nga zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit në një objekt banimi në Prizren edhe një urdhër për kontroll të autorizuar nga Gjykata Themelore në Prizren ku janë konfiskuar disa dokumente dhe gjëra të tjera lidhur me lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale.

Katër të dyshuarve të arrestuar në këtë rast me vendim të Prokurorisë Themelore në Prizren u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin për zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori