Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 49 personave, për vepra të ndryshme penale.
Sipas një njoftimi për media, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 12 persona të dyshuar dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Kontrabandimi me mallra” dhe “Dhënia e ryshfetit”.
Më poshtë lexoni aktakuzat e ngritura nëpër prokuroritë themelore të komunave të Kosovës:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër 13 personave të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre persona dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë