LAJMI I FUNDIT:

Edith Harxhi: Unë nuk i lë kauzat në mes, do punoj për reformimin e PD-së

Edith Harxhi: Unë nuk i lë kauzat në mes, do punoj për reformimin e PD-së

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi pas publikimit të rezultatit zyrtar të garës thotë se do të vazhdojë misionin e saj për të ringritur PD-në.

Znj. Harxhi shprehu falënderim për ata që e kanë votuar por edhe për ata që e kanë mbështur duke theksuar se “demokracia gjithmonë duhet të shprehet me votë”.

Edith Harxhi në fjalën e saj shton se PD dhe Shqipëria ndodhen në gjendje të vështirë dhe e cilëson të pamjaftueshme kohën që u la në dispozicion për fushatë.


“Natyrisht koha ishte mjaft e kufizuar dhe e pamjaftueshme. Por ky është vetëm fillimi. Sepse, siç ju kam premtuar, unë do të vazhdoj të bashkëbisedoj me ju në çdo cep të vendit për të ri ngritur të djathtën dhe shpresën. Ne do gjejmë zgjidhjet më të mira për t’i rikthyer Partisë Demokratike vlerat, dinjitetin, forcën dhe rëndësinë e humbur, për ta ribërë atë përsëri një parti qeverisëse dhe të djathtën Shqiptare konkurruese dhe të fortë”, shprehet  Harxhi, njofton Euronews Albania.

Kandidatja shton se lidhur me procesin zgjedhor brenda PD do të shprehet në një moment tjetër duke nënvizuar se “gjithçka ndodhi dje nuk do pengojë dhe, aq më pak, ta ndalojë misionin tonë të përbashkët për të reformuar dhe ri ngritur PD-në”.

“Ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe të ndalim korrupsionin në çdo nivel të jetës. Unë nuk i lë kauzat në mes…Duke ju shprehur përsëri gjithë mirënjohjen dhe nderimin tim”, përfundon Harxhi.