Real Madridi organizon kamp stërvitor në Kosovë – mundësi e artë për talentët kosovarë
Njëri ndër klubet më të mëdha në botë Real Madridi do të mbaj një kamp stërvitor prej pesë ditësh dhe do të ketë për qëllim zbulimin dhe avancimin e talentëve të futbollit në vendin tonë.
Robin Krasniqi, përfaqësues zyrtar i kampit të Real Madrid në Kosova me këtë rast tha se është shumë i lumtur që ka punuar dhe ka arritur që ta sjellë këtë projekt në Kosovë dhe kjo është bërë për shkak të entuziazmit të madh që ekziston për futbollin në Kosovë.
“Jam shumë i lumtur që pas një pune disa mujore janë…. storie. Mua më kanë pyetur njerëzit nga Anglia, nga shtete të ndryshme se pse e keni zgjedhur Kosovën që ta organizojmë dhe është një arsye e thjeshtë. Edhe pse nuk e flas shumë mirë gjuhën shqipe por kam një lidhje me Kosovën dhe shtëpia imë është këtu. E di që në Kosovë natyrisht ka një entuziazëm shumë të madh rreth futbollit kështu edhe në një far mënyrë është nder ky. Gjithmonë kam menduar se si t’ia kthej diçka shtetit… dhe besoj se ky ka qenë projekti i duhur. Natyrisht që Real Madridi është një prej skuadrave më të mira në botë dhe besoj se ky projekt do të jetë i duhuri për ne”, tha Krasniqi.
Ndërsa Arlind Sadiku, zëdhënës i kampit stërvitor të Real Madridit në Kosovë tha se ky eveniment është shumë i rëndësishëm sepse do të drejtohet nga trajner dhe skautuar të njëri prej klubeve më të mira në botë.
“Besoj që do të jetë një kamp stërvitor që i është nevojitur fëmijëve tanë për të punuar në mënyrat më të përparuara që mund të ketë një klub. E dimë që Real Madridi është një prej klubeve më të mëdha ne Evropë nëse jo më i forti kështu që për fëmijët tanë besoj që fillimisht do të jetë një kënaqësi të punojë me ekspertët e futbollit, do të jenë dy trajner që do të vijnë nga Spanja. Në të njëjtën kohë ata janë skaut dhe do të kenë mundësi që të përcjellin fëmijët nga mosha 6 deri në 16 vjeç, pra do të jenë pjesë e këtij evenimenti, kështu që për të gjithë fëmijët natyrisht që është eksperiencë e cila u ka munguar sepse e dimë se në çfarë kushte punohet në Kosovë”, tha Sadiku.
Me tutje Sadiku sqaroi se në fund ta trajnimit, fëmijët do të paisen me një certifikatë dhe ata që tregojnë talent mund të vërehen nga skautët dhe mbase edhe të bashkohen me klubin mbretëror një ditë.
“Në fund fëmijët do të marrin nga një certifikatë nga klubi kështu që edhe do te kenë mundësi natyrisht që nëse prej trajnerëve, skautëve të Real Madridit sheh talentin tek ata do të kenë mundësi të ftohen në një të ardhme te klubi mbretëror, por ç’është më ë rëndësishmja po e themi edhe njëherë është që eksperiencë sikur kjo është e veçantë sepse është njëjtë sikur të kryesh një kamp stërvitor në Spanjë, njëjtë edhe në Kosovë sepse me të njëjtat mënyra, metoda që punohet atje, do të punohet edhe në Kosovë”, tha Sadiku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe