LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit e Zagrebit bëhen përsëri hit në internet: “Gati për zjarr dhe për lojë”

Zjarrfikësit e Zagrebit bëhen përsëri hit në internet: “Gati për zjarr dhe për lojë”

Zjarrfikësit e Zagrebit të Kroacisë përsëri kanë regjistruar një video të fansave që po përhapet shumë shpejt në internet.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, në prag të ndeshjes Angli-Kroaci, ata e postuan atë në profilin e tyre zyrtar në Facebook.


“Ne jemi gati për ndërhyrje: zjarr, shpëtim nga një lartësi, aksidente ose shpëtim në ujë. 365 ditë në shërbim të Zagrebit”.

Por veç këtyre, ata kanë shtuar edhe diçka tjetër.

“Të gatshëm edhe për lojën”, thuhet në përshkrimin përkrah videos në të cilën ata demonstrojnë pajisje të ndryshme profesionale, dhe më pas bluza dhe fanella të tifozëve.

Pamjet thuhet se janë shikuar më shumë se 75,000 herë brenda vetëm disa orësh, duke grumbulluar mbi katër mijë pëlqime dhe mbi 160 komente.

Kujtojmë se tre vjet më parë, gjatë Kupës së Botës në Rusi, zjarrfikësit e Zagrebit regjistruan gjithashtu një video që menjëherë u bë hit.

Ata po ndiqnin një ndeshje futbolli të Kroacisë dhe në shenjën e parë të alarmit, ata u “hodhën” në uniformat e tyre pa hezitim dhe shkuan për të ndërhyrë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë po qeshin me një vendkalim për këmbësorë në Serbi

Të gjithë po qeshin me një vendkalim për këmbësorë në Serbi

Fun
Mjeshtri sapo kishte mbaruar një punë të madhe, por gjithçka i shkoi dëm shkaku i qenit

Mjeshtri sapo kishte mbaruar një punë të madhe, por gjithçka i shkoi dëm shkaku i qenit

Fun
Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë

Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë

Fun
Pronari sulmohet nga çita e mbajtur në shtëpi, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Pronari sulmohet nga çita e mbajtur në shtëpi, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Ka ngrënë 100 kilogramë dredhëza: Gjithçka filmoi, por shkaku i një detaji shumëkush nuk po i beson

Ka ngrënë 100 kilogramë dredhëza: Gjithçka filmoi, por shkaku i një detaji shumëkush nuk po i beson

Fun
Delfini hidhet jashtë pishinë gjatë performancës - publiku i erdhi menjëherë në ndihmë

Delfini hidhet jashtë pishinë gjatë performancës - publiku i erdhi menjëherë në ndihmë

Fun
Kalo në kategori