Për televizionin Dukagjini, Kryetari i Lidhjes Socialdemokratike të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka treguar se si e sheh zgjidhjen përfundimtare në dialog mes Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë mund të rezultojë edhe pa njohje nga Serbia.
Sipas njohësve të çështjeve politike, normalizimi i raporteve edhe pa njohje të ndërsjellët nuk do të përbënte problem për anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Ish-deputeti i kuvendit të Serbisë, Nenad Çanak, thotë se zgjidhja me e mirë do të ishte integrimi i dy vendeve në BE.
“Mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin e kufijve është që kufijtë të mos ekzistojnë. Nëse perëndimi dëshiron ta zgjidh këtë problem njëherë e përgjithmonë është që ta bëjë në bazë të vlerave evropiane. Mënyra më e mirë dhe efektive për ta bërë këtë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Pra zgjidhje nuk është të ndërtosh një mur dhe të ndash njerëzit, por të heqësh muret dhe të bashkosh njerëzit”, deklaroi Çanak për RTV Dukagjinin.
Për njohësin e integrimeve evropiane, Demush Shashën, e rëndësishme është që Kosovës t’i hapet shtegu për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.
“Për neve është prioritet hapja e shtegut për anëtarësim në OKB, hapja e shtegut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njohja nga 5 vendet e BE-së dhe liberalizimi i vizave. Njohja reciproke mes dy shteteve mund të shtyhet për një periudhë të mëvonshme. Me rëndësi për ne tash do të ishte sigurimi i këtyre katër objektivave”, deklaroi Demush Shasha.
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të rifillojë të martën, më 15 qershor.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, kanë shprehur qëndrime të kundërta sa i takon temave që do të fliten në këtë takim.
Procesi i dialogut ngeci vitin e kaluar kur asokohe, pala serbe rihapi çështjen e zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Dialogu i Brukselit u ndërpre disa herë në të kaluarën, por pauzën më të gjatë ky proces e pati, pas vendosjes së tarifës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Taksa u vendos në fund të vitit 2018.
Dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, filloi në vitin 2011 dhe përmes tij synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë