LAJMI I FUNDIT:

E shitur! Dikush pagoi 28 milionë dollarë për ‘vendin e lirë’ në fluturimin hapësinor me Jeff Bezos

E shitur! Dikush pagoi 28 milionë dollarë për ‘vendin e lirë’ në fluturimin hapësinor me Jeff Bezos

Blue Origin e Jeff Bezos tanimë ka shitur “vendin e veçantë” të raketës hapësinore të kompanisë, e cila pritet të lansohet më 20 korrik për 28 milionë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me 20 ofertues aktivë që filluan me 4.8 milionë dollarë gjatë ankandit prej 10 minutash, ofertat u përshkallëzuan në tre minutat e fundit të shitjes.


Fillimisht, rreth 7,600 njerëz u regjistruan për të bërë oferta nga 159 vende, citohet të ketë thënë kompania, përcjell Telegrafi.

Fituesi, identiteti i të cilit nuk është njoftuar, do të bashkohet me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos dhe vëllain e tij Mark në fluturim.

Fluturimi i automatizuar prej 11 minutash – i 16-ti i kompanisë, por që transporton për herë të parë njerëz – do të ngrihet nga Van Horn, Texas.

Kapsula do të mbajë deri në gjashtë pasagjerë, megjithëse kompania nuk ka zbuluar ende se kush tjetër do të jetë në bord.

Javën e kaluar, Bezos, i cili do të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të Amazon, 15 ditë para fluturimit, postoi në Instagram: “Që kur isha pesë vjeç, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë. Më 20 korrik, unë do të bëj atë udhëtim me vëllain tim. Aventura më e madhe, me shokun tim më të mirë”.

Udhëtimi vjen në mes të konkurrencës në rritje midis disa prej njerëzve më të pasur në botë.

Blue Origin po garon me Elon Musk dhe Richard Branson për të ofruar udhëtime në hapësirë.

Bezos, ka shpenzuar rreth 1 miliard dollarë në vit nga pasuria e tij në Amazon për të financuar Blue Origin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori