LAJMI I FUNDIT:

Oficerët korrektues parandalojnë kontrabandën e telefonave në Burgun e Prizrenit

Oficerët korrektues parandalojnë kontrabandën e telefonave në Burgun e Prizrenit

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, oficerët korrektues sot kanë parandaluar futjen e kontrabandës brenda qendrës.

Përmes një komunikate është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:10, ku oficeret korrektues kanë pranuar informacion se një person i panjohur ka hedhur një pako të dyshimtë nga rruga në drejtim të kulmit  të Q.P Prizren.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç’rast kanë lokalizuar pakon e dyshimtë dhe gjatë hapjes  është konstatuar se  në brendësi të saj kanë qenë:Dy (2)telefona Samsung me kamerë pa kartelë, një(1)telefon TEENO me kamerë pa kartelë, një(1) telefon mini NOKIA L8STAR pa kartelë, dy adaptera të kamofluar  për USB kabel, dy kartela memori kartë mitro SD 4nga 4 GB”, thuhet në komunikatë.


Po ashtu, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të gjitha këto që janë tentuar të futen brenda qendrës kanë qenë të mbështjella dhe të kamufluara me një qantë dhe një mbështjellëse  për matjen e tensionit të gjakut.

“Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, ndërsa janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori