Statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë flasin për stabilizimin e pandemisë. Vetëm një person u regjistrua i vdekur dje, 18 të infektuar të ri nga 2,411 teste dhe 31 të shëruar. Në spitalet kanë mbetur edhe 121 të hospitalizuar, 48 prej tyre në kryeqytet dhe ka rreth 500 shtretër spitalor të zbrazët.
Në Shkup dje kishte tre pranime. Dy pacientë të pranuar kishte në kovid qendrën në SPQ “8 shtatori” dhe një në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë ditës së djeshme
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 823.776 teste për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.487, numri i pacientëve të shëruar është 149.582, i të vdekurve është 5.468, ndërsa numri i rasteve aktive është 437.
Në pikat vaksinuese në shtet duke e përfshirë edhe ditën e djeshme kundër Kovid-19 janë vaksinuar gjithsej 252.537 qytetarë. Dje janë vaksinuar 9631, ndërsa dozën e parë e kanë marrë 1391. Deri tani janë aplikuar 420.821 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 168.284 qytetarë.
“Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat në mbarë shtetin. Interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet, ndërsa deri tani për vaksinim përmes ueb platformës vaksinacija.mk kanë shprehur 446.195 qytetarë”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Me shifrat e fundit, 48 për qind e popullatës mbi 70, 42 për qind më të moshuar se 65 vjet dhe 35 për qind mbi 60 vjet kanë pranuar të paktën një dozë vaksinë.
Vaksinimi zbatohet sipas planit nacional për imunizim. Vaksinohen personat më të moshuar, qytetarët të cilët kanë shprehur interesim për vaksinim në ueb faqen vaksinacija.mk, si dhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike.
Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete në shtet – në 1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, dhe sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.
Ministri i Shëndetësisë Filipçe dje kumtoi se nga so do të shpërndahen 30,000 vaksina nga “Sinovak” të marra nga Turqia, ndërsa të hënën do të arrijë sasia e re e “Fajzerit”.
Deri në fund të javës pritet të mbërrijnë 500.000 vaksina të “Sinovak”.
“Me këto doza, do të vaksinohen të gjithë ata që janë në pritje dhe kështu numri i të vaksinuarve do të arrijë në 430,000, që është rreth një e treta e atyre që duhet të vaksinohen. Dhe kjo na jep të drejtën të themi se deri në fund të verës, rreth fillimit të shtatorit, rreth 60 për qind të vaksinohen, që është e mjaftueshme për të thënë se ekziston një shkallë e caktuar e imunitetit”, theksoi Filipçe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje
Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit