LAJMI I FUNDIT:

Nora Visoka Weller tregon se si e kishin pritur gazetarët e huaj paraqitjen e parë të UÇK-së

Nora Visoka Weller tregon se si e kishin pritur gazetarët e huaj paraqitjen e parë të UÇK-së
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com & arkiv

Në një intervistë  në emisionin “Kallxo Përnime”, Nora Visoka Weller, ka rrëfyer se si ishte pritur paraqitja e parë e UÇK-së nga gazetarët e huaj.

Paraqitja e parë publike e UÇK-së ishte në varrimin e mësuesit Halit Gecit, i cili ishte vrarë nga forcat serbe.

“Varrimi i mësuesit që e kishin vrarë te shkolla, Halit Gecit, më shumë ka qenë si një lloj proteste popullore, kundër asaj që po ndodhte në Kosovë. Tensionimin dhe vuajtjet e para më së shumti i kanë vuajtur fshatrat jashtë Prishtinës”, ka thënë Nora Visoka Weller.


Ajo ditë, sipas saj, ishte e frikshme, pasi nuk dihej se çka do të ndodhte.

“Aty ( në paraqitjen e parë të UÇK), ka qenë një ditë e frikshme, sepse nuk është ditë se çka do të ndodhë, a vjen policia apo ushtria serbe. Aty ka pasur shumë pak gazetarë, shumë pak e kanë ditur, por disa e kanë ditur se është e mundur që do të shfaqet UÇK-ja”, tha ajo.

“Nuk ka qenë një varrim i rëndomtë, ka qenë një protestë popullore. Aty dalin tre ushtarë  të UÇK-së, nëse nuk gaboj një a po dy kanë qenë me maska. Nuk është dëgjuar fjalimi shumë mirë, sepse ka pasur shumë njerëz, por me rëndësi ka qenë me e pa se ata kanë dalë”, ka vazhduar rrëfimin Visoka Weller.

Tutje, ajo ka treguar se gazetarët e huaj nuk kanë qëndruar shumë në atë varrim, por qëllimi ishte arritur, ishte konfirmuar që UÇK-ja ekzistonte dhe kishte organizim.

“Pas kësaj situate shumëçka ka ndryshuar, edhe gazetarët kanë filluar më pak që të dalin nëpër terren, sepse nuk dihej çka do të ndodhte. Edhe në atë kohë filloi që të kishte më shumë polici dhe ushtri serbe nëpër rrugë. Pastaj, nëpër të gjitha anët ka pasur postblloqe, për në Drenicë, për në Pejë, Gjakovë”, ka thënë Visoka Weller.

Nora Visoka Weller është avokate në Universitetin e Cambridge. Aty e ka përfunduar Juridikun dhe Arkeologjinë, ku ka specializuar në Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore dhe të Luftës.

Në moshën 18-vjeçare, Nora fillon punën si përkthyese me gazetarë të huaj, në pothuajse të gjitha zonat e luftës dhe përfundon duke punuar në misionin diplomatik të Ambasadës amerikane.

Ndërkohë, ajo do të trajnohej në teknika të ndryshme të mbrojtjes dhe të sigurisë, mbikëqyrjes, si të voziste vetura 6 tonë të rënda në zona të luftës.

Puna e saj gjatë luftës ndërpritet në shtatorin e vitit 1998, kur makina e blinduar e Ambasadës bie në një minë kundër-tank.

Nora lëndohet rëndë dhe shërimi i saj zgjat disa muaj.

Fati deshi që automjeti ishte i blinduar dhe Nora shpëton. Ajo rikuperohet dhe 22 vite pas vjen këtu për të na treguar historinë e një prej disa të rinjve nga Prishtina, që punuan në misione të huaja.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori