LAJMI I FUNDIT:

Titulli i kampionit në Superligën U-16 – Vajzat: Finalja e tretë përcaktuese

Titulli i kampionit në Superligën U-16 – Vajzat: Finalja e tretë përcaktuese
(Foto: baskebtolli.com)

Finalja e tretë e ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës për U-16 – Vajzat, do të përcaktojë se kush do të shpallet kampione e Kosovës në këtë kategori.

Në finale po përballen AA Kerasan Prishtina dhe Junior 06. Në takimin e parë fitoi skuadra nga Prizreni 52-71, kurse në atë të dytë, skuadra prishtinase 50-55.


Finalja e tretë e cila do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit të kolegjit “ISP” në lagjen “Marigona Residence”, do të përcaktojë se kush do të shpallet kampione e Kosovës.

Kjo finale shënon edhe fundin e garave për edicionin 2020-2021 në të gjitha garat në basketbollin e Kosovës.

Në garat e rregullta, të dy këto dy skuadra kishin nga katër fitore dhe një humbje, andaj pritet një sfidë interesante.

Në gjysmëfinale, AA Kerasan Prishtina kishte eliminuar Trepçën, kurse Junior 06 skuadrën e Vushtrria Basket.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori