LAJMI I FUNDIT:

Një i arrestuar për posedim të armëve dhe drogës në Gjilan

Një i arrestuar për posedim të armëve dhe drogës në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person me inicialet G.A. (1994) në Gjilan, për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar një revolver “Magnum” me 37 copë fishekë, 67 qese të vogla të plastikës me substancë të dyshuar narkotike, 400 franga zvicerane dhe 90 euro.


Nga njësiti i Antidrogës është bërë testi fushor dhe e njëjta ka rezultuar pozitiv në e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 80.6 gramëve e gatshme për shitje.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës nga hetuesit e Hetimeve Regjionale dhe hetuesit e DHTN-së në Gjilan.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të ndalohet për 48 or, ndërsa rasti të procedohet në të njëjtën prokurori.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori