LAJMI I FUNDIT:

Qeveria gjermane dhuron donacion për FSK-në në vlerë 210 mijë euro

Qeveria gjermane dhuron donacion për FSK-në në vlerë 210 mijë euro

Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, sot u mbajte ceremonia e prezantimit të donacionit të qeverisë gjermane dhuruar për FSK-në.

Në ceremoninë përkatëse, ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ku u pritën nga komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Jörg Rüter, komandanti i Komandës së Logjistikës, gjeneral brigade Naim Haziri dhe atasheu gjerman i mbrojtjes për Kosovë, nënkolonel Kai-Uwe Napel.


Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi qeverinë gjermane për donacionin përkatës duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë edhe për gjithë mbështetjen e deritashme në të gjitha fushat për  Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Gjermaninë si një ndër partnerët kryesor  në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve do të rritet edhe më tej në fushat e interesit të përbashkët.

Nga ana e tij, ambasadori Rohde, shprehu kënaqësinë  e tij që në emër të qeverisë gjermane dhuron donacionin përkatës duke theksuar se bashkëpunimi në mes dy ministrive do të thellohet edhe më tej si dhe mbështetja nga shteti gjerman do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Në fund nga ana e gjeneral Spahiut dhe nënkolonel Napel u ndanë certifikatat për personelin e specializuar për sistemin e frenimit të automjeteve të FSK-së.

Donacioni përkatës përmban laboratorin e gjuhës gjermane dhe sistemin e frenimit të automjeteve si dhe trajnimin dhe certifikimin e personelit për këtë sistem me vlerën e përgjithshme prej 210 mijë euro.

Kursi në gjuhën gjermane, që zhvillohet prej vitit 2017,  me këtë laborator prej tani do të zhvillohet në kushte bashkëkohore dhe do të mundësoj përgatitjen më të efektshme të stafit gjermano-folës të FSK-së. Gjithashtu pajisjet e sistemit të frenimit do të mundësojnë flotë të sigurte dhe efektive të automjeteve të FSK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori