Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, tha gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm, pjesë e Samitit të Procesit të Berlinit se Tregu i Përbashkët Rajonal (TPR) është një rregull i përgjithshëm e jo ligj natyre. Për këtë arsye, nuk mund t’i aplikohet as çdo vizioni që mund të ketë për vendin e vet një qeveri apo ekonomi, as çdo lloji të mundshëm marrëdhënieje dypalëshe, qoftë kjo e mirë apo e keqe”.
“Tregu i Përbashkët Rajonal është një plan për të arritur më shumë dhe për të pasur një rajon më të mirë në të ardhmen, prandaj ka marrë miratimin e udhëheqësve të rajonit. RCC-ja thjesht po përpiqet që të drejtojë një proces intensiv, duke u fokusuar tek përmbushja e angazhimeve për TPR-në në një kontekst delikat jo vetëm politik, por edhe ekonomik. Megjithëse janë bërë përpjekje domethënëse dhe janë arritur rezultate të qarta, ekipet vazhdojnë të hasin vështirësi në avancimin e mëtejshëm të agjendave të përcaktuara, veçanërisht në fushën e rëndësishme të lirive të lëvizjes,” u shpreh Bregu.
“Bashkëpunimi rajonal nuk është i rëndësishëm, sepse e kërkon Berlini, Brukseli, Uashingtoni, Parisi, Roma, Vjena, apo partnerët e tjerë! Është i rëndësishëm, sepse atë e kanë zgjedhur vetë vendet e rajonit, në mënyrë që të marrin pjesë në një proces, i cili sjell përfitime për qytetarët e tyre, për tregtinë, për pikat kyçe të transportit, apo për të shpalosur potencialin e plotë të të katër lirive themelore dhe të tranzicionit digjital dhe atij të gjelbër. Dhe ajo që është edhe më shumë e rëndësishme, është fakti që e ardhmja nuk qëndron në marrëveshje samitesh, por tek ato gjëra që janë thelbësore për jetën e banorëve të rajonit tonë: largimi i popullsisë, arsimi, biznesi, teknologjia, vendet e punës, digjitalizimi, konjektiviteti, etj. Duke pasur këtë ide të qartë në mendje, RCC-ja punon me partnerët e vet rajonalë për ndërhyrje konkrete, si për shembull Tregun e Përbashkët Rajonal (TPR), ose suksesin që u arrit për heqjen e tarifave celulare nga njeri vend tek tjetri në rajon, që do të thotë që, që prej datës 1 korrik, ne do të kemi një realitet të ri me një Ballkan Perëndimor pa kurrfarë tarife roming”, tha ajo.
“Megjithëse janë bërë disa përpjekje domethënëse dhe janë arritur rezultate vërtetë të qarta për zbatimin e TPR-së, ne të gjithë kemi ende shumë punë për të bërë, në veçanti për marrëveshjet e rëndësishme të lirisë së lëvizjes, e cila do të lehtësojë lëvizjen ndër-rajonale, apo procedura më të thjeshta administrative për lirinë e qarkullimit me anën e dokumenteve biometrike të identifikimit; lehtësimin e bashkërenduar të kushteve të udhëtimit për qytetarët e vendeve të treta, njohjen rajonale të kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atyre profesionale si për mjekësi, stomatologji, arkitekturë, apo shtrirja më e gjerë e Korridoreve të Gjelbra 2.0 që synon arritjen e pikave të përbashkëta të kalimit/kufitare (me një ndalesë), por edhe ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Bregu në fjalën e saj.
77% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mendojnë se bashkëpunimi rajonal mund të kontribuojë në një situatë më të mirë politike dhe ekonomike, dhe për më shumë siguri në rajon. Gjysma e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë të mendimit se marrëdhëniet në rajon janë dyfish më të mira sot krahasuar me vitin 2014, kur edhe filloi Procesi i Berlinit. Më shumë se një e treta (35%) e shohin atmosferën e përgjithshme në Ballkan shumë më pozitivisht, se sa diskurin politik të nivelit të lartë. Këto janë disa nga gjetjet e Barometrit Ballkanik, një sondazh vjetor i publikut dhe i biznesit, që do të botohet së shpejti.
Gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt vjet në Sofje, Bullgari, më 10 nëntor 2020, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor miratuan Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor duke i besuar RCC-së drejtimin e punës për zbatimin e tij.
Ministeriali u kryesua nga Heiko Maas, Ministri Federal gjerman për Punët e Jashtme, i cili theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, duke përgëzuar RCC-në për Iniciativat që nxisin bashkëpunimin rajonal dhe që sjellin rritje më të madhe ekonomike dhe sociale për Ballkanin Perëndimor gjatë procesit të integrimit europian.
Përveç Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, znj. Majlinda Bregu, të pranishëm në takim ishin edhe Komisioneri i Komisionit Europian për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (DG NEAR), Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sannino, të cilët iu drejtuan pjesëmarrësve, Ministrave te Jashtëm të të 6 ekonomive të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, të cilët folën për mënyrën se si e shohin ata bashkëpunimin rajonal dhe përparësitë që duhet të ketë rajoni gjatë procesit të integrimit europian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kaos në aeroportin e madh të Londrës pas evakuimit për shkak të ‘sendit të dyshimtë’ në një bagazh
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t’i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Shkaku i sanksioneve amerikane, shumica e aeroplanëve rus Airbus janë jashtë funksionit
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje