Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është shqyrtuar raporti i auditimit të performances “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit”, ku u tha se nga 100 milionë euro të zotuara, rreth 60 milionë euro janë shpenzuar për investime kapitale arsimore, kulturore dhe sportive.
Për këtë kanë raportuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.
Çeku tha se për këto investime kanë bërë një skanim të të gjeturave të projekteve kapitale në këtë ministri të nisura nga qeveritë e kaluara dhe nga këto sipas tij ka shkelje të shumta e që i kanë adresuar në Prokurori për vepra penale. Ai theksoi se për një projekt veç kanë nisur hetimet, por nuk bëri të qartë se në cilin nivel janë këto hetime.
“Për disa parregullsi që ka dyshime kemi adresuar në prokurori për vepra penale, dhe çdo herë që hasim në këso lloj shkeljesh gjatë skanimit të gjendjes do të veprojmë kështu”, tha ai.
Një sfidë tjetër sipas tij, është numri i madh i memorandumeve të bashkëpunimit me komunat që janë arritur vite më parë, në të cilat ai tha se kanë mangësi.
Madje, ai para deputetëve bëri të ditur se 34 projekte të nisura për investime do të ndalen për shkak të mos përfshirjes në buxhet.
“Një problem i madh është edhe nënshkrimi i kontratave për projektet kapitale pa mbulesë financiare. 34 projekte aktive të gjitha kanë probleme për mungesë të buxhetit të planifikuar. Sipas të gjitha gjasave ne do të detyrohemi me i anuluar këto projekte”, theksoi Çeku.
Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit, Pupovci tha se si e gjetur e auditorit është devijimi i kontratës për ndërtimin e një shkolle në Rahovec që ka paraqitur probleme për financimin e këtij projekti pasi që është rritur kostoja e ndërtimit.
Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami nga radhët e LDK-së ngriti çështjen e ndërtimit të një shkollës në Gjilan, e cila sipas saj ka nis të ndërtohet para dhjetë viteve dhe nuk ka përfunduar.
Deputetja nga LVV, Jetmire Vrenezi anëtarë e Komisionit tha se ka mangësi të shumta me kontratat që ishin në marrëveshje të memorandumi mirëkuptimit me komunat.
Ajo gjithashtu theksoi se përdorimi i objekteve pa pranim teknik është shqetësuese. vVrenezi ngriti edhe çështjen e tejkalimit të buxhetit në dy projekte në kundërshtim të ligjit për ndarjet buxhetore.
Derisa shtoi se Ministria e Arsimit dhe Kulturës nuk i kanë marrë për bazë rekomandimet e gjetura nga Auditori për keqmenaxhim të financave publike. Edhe anëtari i komisionit, Hajdar Beqa nga radhët e PDK-së theksoi se shfrytëzimi i objekteve pa pranim teknik paraqet një rrezik të lartë.
Ai ka pyetur raportuesit në këtë Komision për planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit. Vlera e projekteve ekzistuese arrin 27 milionë euro në Ministrinë e Kulturës./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës