LAJMI I FUNDIT:

‘Unë vdes çdo ditë’: Hamas publikon një audio-klip, pretendohet se është ‘ushtari i robëruar izraelit’

‘Unë vdes çdo ditë’: Hamas publikon një audio-klip, pretendohet se është ‘ushtari i robëruar izraelit’

Hamas ka publikuar një audio-klip të një burri që pretendohet të jetë një peng izraelit i mbajtur në Gaza, një javë pasi udhëheqësi i grupit militant palestinez tha se ishte i gatshëm të negocionte një shkëmbim të burgosurish me Izraelin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në regjistrimin e transmetuar nga Al-Jazeera arabisht të dielën, zëri i një burri thotë se ai është “një ushtar izraelit i mbajtur rob” nga Hamas dhe se ai “vdes çdo ditë”.


Autenticiteti i klipit nuk është përcaktuar, me ushtrinë izraelite duke thënë se po hetonte rastin.

Hamas, i cili kohët e fundit bëri një luftë 11-ditore me Izraelin, dihet se mban të zënë rob dy shtetas izraelitë: Avera Mengistu, një etiopian-izraelit që besohej të ishte i paqëndrueshëm mendërisht kur kaloi në Gaza në shtator të vitit 2014; dhe Hisham al-Sayeed, një beduin izraelit i cili thuhet se u mor rob pasi kaloi një gardh kufiri në Gaza në prill të vitit 2015.

Organizata militante gjithashtu mban eshtrat e dy ushtarëve izraelitë të cilët vdiqën në luftimet e vitit 2014 në Gaza.

Media izraelite spekuloi se zëri në regjistrim mund t’i përkiste Z. Mengistu, megjithëse nëna e tij tha se është e sigurt që nuk flet djali i saj.

Javën e kaluar, lideri politik i Hamasit, Yahya Sinwar tha se grupi i tij ishte gati të negocionte një shkëmbim të burgosurish që përfshinin qytetarë izraelitë të robëruar dhe trupat e ushtarëve.

“Në ditët në vijim do të shohim diskutime në Kajro”, ka thënë ai, në deklaratat e tij për mediat izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori