Ministria e Ekonomisë sot shpalli thirrjen publike për zbatimin e masës – pushim i organizuar i punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000 denarë.
Kjo masë është pjesë e Programit për turizëm vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta 2021 dhe parashikon lëshimin e kuponëve të turizmit në vlerë prej 12,000 denarëve për persona me të ardhura të ulëta për t’i përdorur ato në objektet e kategorizuara hotelierike për akomodim (hotele) të vendosura në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut që më parë janë raportuar në Ministrinë e Ekonomisë.
Sipas thirrjes publike që u publikua sot në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë këtë vit, për zbatimin e kësaj mase janë paraparë15 milion denarë.
Duke pasur parasysh interesin e shtuar të qytetarëve, këtë vit ne do të vazhdojmë me masën përmes së cilës punëtorët me të ardhura të ulëta lejohen të përdorin pushimin vjetor. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes programit të Ministrisë së Ekonomisë, në vitin 2017 filloi të zbatohet kjo masë në mënyrë që të mbështetet turizmi vendor, por në të njëjtën kohë që familjet me të ardhura të ulëta të përdorin pushimet në qendrat turistike në vend.
Thirrja publike do të zgjasë deri më 30 qershor dhe deri në këtë afat të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet, do të thotë që nuk kanë të ardhura më të larta se 30,000 denarë do të mund të aplikojnë dhe të marrin kupon.
Kuponi për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara mund të përdoret më së voni deri më 30 nëntor 2021, në një nga objektet hotelierike nga lista e objekteve hotelierike të regjistruara për akomodim, publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë
Kjo masë ka për qëllim që tu mundësojë familjeve me të ardhura të ulëta, me mbështetjen e shtetit, të ushtrojnë të drejtën e tyre për pushim vjetor dhe njëkohësisht, të mbështes hotelierët dhe gastronomët që të punojnë me kapacitet të plotë jashtë sezonit turistik, me të cilin stimulohet zhvillimi i turizmit vendor.
Vërtetimi për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara lëshohet mbi parimin e “I pari i ardhur, i pari i shërbyer”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka logjikë që një njeri mos me dal me thanë ne besojmë në drejtësi”, Tahiri i AAK-së me kritika për Qeverinë Kurti për rastet e dyshuara të korrupsionit
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
VLEN: Gjykata Administrative ka pranuar ankesën për vendvotimin në Likovë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit