Si shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, dy herë më shumë njerëz humbën jetën nga sëmundjet e zemrës në vitin 2020 sesa nga COVID-19.
Për shkak të kësaj, është thelbësore të njohim shenjat dhe simptomat e hershme të sëmundjes së zemrës, si dhe të dimë se çfarë hapash duhet të ndërmarrësh për ta parandaluar atë.
Por, çka nëse tashmë po përjetoni shenjat e hershme të sëmundjes së zemrës? A ka ndonjë gjë që mund të bëni për ta ndaluar para se të ndikojë seriozisht në jetën tuaj? Për fat të mirë, përgjigjja është po!
Më poshtë ua sjellim disa këshilla për të ndaluar sëmundjen e zemrës në fazat e para – në mënyrë që të mund të bëni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme:
Ushtroni
Nëse doni të ndaloni sëmundjen e zemrës para se ajo të fillojë, nuk ka mënyrë më të mirë sesa të lëvizni! Përfshini ushtrime aerobike, stërvitje me forcë, ushtrime fleksibiliteti dhe ekuilibri si joga në rutinën tuaj ditore, dhe zemra juaj do t’ju falënderojë për këtë!
Vizitoni mjekun tuaj
Njohja e niveleve të yndyrës, presionit të gjakut dhe statistikave të tjera jetësore është thelbësore për të mbajtur vëmendjen për probleme të mundshme kardiovaskulare. Rezervoni një takim me mjekun tuaj për një kontroll fizik për të parë nëse ka ndonjë flamur të kuq që kërkon vëmendjen tuaj.
Hani shëndetshëm
Të gjithë e dimë që një dietë e shëndetshme është çelësi për një jetë të shëndetshme. Nëse dieta juaj është e pasur me yndyra të ngopura ose mish të kuq, ju mund të jeni në rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës për shkak të bllokimit të arterieve si shkak i grumbullimit të pllakave nga yndyra. Mundohuni të hani një dietë të arsyeshme, të ekuilibruar, duke përfshirë fruta, perime dhe peshk.
Nëse tashmë jeni diagnostikuar me sëmundje të zemrës, ne kemi disa lajme të mira për ju – është plotësisht e mundur ta largoni atë përmes dietës, ushtrimeve fizike, disa ilaçeve të përshkruara dhe vizitave të rregullta te mjeku juaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur