LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin po bëhet monedha e dytë zyrtare në El Salvador

Bitcoin po bëhet monedha e dytë zyrtare në El Salvador

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele njoftoi përmes një video-mesazhi në një konferencë të Bitcoinit në Miami, se do të miratojë projekt-ligjin që kriptovalutat t’i legalizojë në kombin e Amerikës Qendrore.

Presidenti 39-vjeçar e karakterizoi atë si një ide që mund ta ndihmonte El Salvadorin të ecte përpara.


“Javën tjetër do t’i dërgoj Kongresit një projekt-ligj që do ta bëjë Bitcoin një valutë ligjore në El Salvador”, tha Bukele, raporton ap.

“Në planin afatshkurtër kjo do të gjenerojë vende pune dhe do të ndihmojë në sigurimin e përfshirjes financiare për mijëra jashtë ekonomisë zyrtare dhe në planin afatmesëm dhe afatgjatë ne shpresojmë që ky vendim i vogël të mund të na ndihmojë ta shtyjmë njerëzimin të paktën pak në drejtimin e duhur”, shtoi ai.

Bukele shtoi se qeveria do t’u japë “qëndrim të përhershëm sipërmarrësve të kriptove”.

Ndryshe, dollari amerikan është monedha zyrtare e El Salvadorit. Rreth një e katërta e qytetarëve të vendit jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe vitin e kaluar, megjithë pandeminë, ata dërguan në shtëpi më shumë se gjashtë miliardë dollarë në dërgesa. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori