LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarja e ‘TikTok’-ut, Enkeleda Kapedani përlotet para Këshillit të Gjyqtarëve

Gjyqtarja e ‘TikTok’-ut, Enkeleda Kapedani përlotet para Këshillit të Gjyqtarëve

Ka mbërritur në KLGJ inspektori i lartë i drejtësisë Artur Metani i cili do të paraqesë para Këshillit relacionin për pezullimin nga detyra të gjyqtares Enkeleda Kapedani.

Kapedani akuzohet nga ILD se ka shkelur kodin etik të magjistratit.


“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit”, u shpreh Metani.

E pranishme në seancë ka qenë edhe gjyqtarja Kapedani e cila ka kërkuar ndjesë publike.

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit bën 'sfilatë' në TikTok gjatë orarit të punës, urdhërohet nisja e hetimit disiplinor
Lexo po ashtu Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit bën 'sfilatë' në TikTok gjatë orarit të punës, urdhërohet nisja e hetimit disiplinor

“Po e nis mbrojtjen me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dal para jush, kjo për shkak të një vendimi të dhënë nga unë që më ndjek e përndjek edhe sot. Nuk kam kryer asnjë akt korruptiv apo shkelje, jam gjyqtare e denjë. Jam nënë e dy fëmijëve dhe punoj me orar të zgjatur, deri në 15 seanca gjyqësore në ditë. I kam bërë foto vetes në zyrë, por për shkak të lodhjes dhe stresit gjatë punës”, ka thënë Kapedani.

Kapedani gjatë seancës është përlotur dhe ka thënë se “pse po ndëshkohem kaq ashpër, videot private nuk kam pasur qëllim që të bëhen publike”. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori