LAJMI I FUNDIT:

Roger Federer detyrohet të largohet nga ‘French Open’ shkaku i lëndimit

Roger Federer detyrohet të largohet nga ‘French Open’ shkaku i lëndimit

Roger Federer ka konfirmuar se është detyruar të largohet nga ‘French Open’ shkaku i lëndimit që ka pësuar.

Zvicerani triumfoi ndaj Dominik Koepfer (7-6, 6-7, 7-6 dhe 7-5), mirëpo gjatë takimit kishte ndjerë dhimbje.

Ishte paraparë që Federer të përballej me italianin Matteo Berettini në raundin e katërt, mirëpo tani është tërhequr nga gara.


“Pasi diskutova me skuadrën, kam vendosur të largohem sot”, thuhet fillimisht në njoftimin e legjendës zvicerane.

“Pas dy operacioneve në gju dhe një viti shërim, është e rëndësishme të dëgjojë trupin dhe të sigurohem që të mos e shpejtojë rrugën time të shërimit”.

“Jam i lumtur që mora tri ndeshje. Nuk ka ndjenjë më të mirë se rikthimi”, shkruhet më tej aty. /Telegrafi/