Qentë endacak janë problem me të cilin përballet çdo komunë në vend dhe zgjidhje përfundimtare nuk ka gjetur asnjëra. Nga Komuna e Çairit thonë se dispozitat ligjore u pamundësojnë ndërtimin e një stacionari ku do të dërgoheshin qentë, ligji parashikon që ai lokacion duhet të jetë në një largësi prej 500 metrash nga zonat e banuara. Nga kjo komunë thonë se për momentin kanë marrëveshje me ndërmarrjen publike për kujdes dhe strehim te qenve endacak “ Llajka”.
“Kështu që ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me komunat fqinje, duke ofruar mbështetjen tonë maksimale për ndërtimin e një stacionari në territorin e komunave të tyre, duke marr përsipër të gjitha obligimet financiare po ashtu edhe teknikë në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit. Padyshim se tema është e diskutuar dhe në periudhën në vazhdim me siguri se do të ndërmerren edhe hapa konkret në këtë drejtim.”- deklaroi Kushtrim Alla- Komuna e Çairit.
Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski thotë se qytetarët shpeshherë kanë paraqitur se në lagjet e tyre shohin qen që si kanë parë më herët, duke ngritur dyshime se të njëjtët sillen nga komuna apo qytete të tjera.
“Çdo komunë ka territorin e vet dhe mund të ndërtojë stacionar. Nuk është e vërtetë se Komuna e Çairit nuk ka vend, vetëm se dëshiron të ndërtojë ndërtesa, ky është problem. Megjithatë, ja publikisht themi që nëse nga Komuna e Çairit na vjen ndonjë kërkesë për këtë, jemi të hapur për të bërë diçka.”- deklaroi Velimir Smilevski- kryetar i Komunës së Butelit
Qytetarët do kishin dashur që komunat të tregoheshin më efikase me zgjidhjen e këtij problemi edhe pse shtojnë se jo të gjithë qentë endacak janë agresiv apo përbëjnë rrezik.
Qytetar
“Ka qen, por nuk kam ndonjë vështirësi prej tyre. Nuk kam pasur ndonjë problem. Do gënjeja nëse do thosha se kam. 07:30 Para ca kohësh një fqinjën time e kafshoi një qen. Ndërsa mua personalisht s më ka ndodhur diçka e tillë. 07:41 duhet të kujdesen, duhet t’i mbledhin. 07:49 Tani përsëri ka qen, shoh ka shumë.”
“Ende ka që grumbullohen. Ka rrezik, sidomos për fëmijët. S’jemi të kënaqur si po punojnë. Ka“– A mendoni se po kujdesen siç duhet? – Jo! 06:33 Nuk ju intereson aspak.
A mendoni se përbëjnë rrezik për qytetarët? – Sigurisht që po, edhe atë shumë. Përbëjnë problem të madh.”
Qytetari që sulmohet nga ndonjë qen endacak në territorin e qytetit të Shkupit, pasi të mbledhë dokumentacionet e nevojshme ka të drejtë që të padisë këtë institucion dhe nëse e fiton procedurën gjyqësore, atëherë Qyteti i Shkupit paguan dëmshpërblimin./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë