Qeveria e Kosovës deri në fund të vitit po synon që ta dërgojë në Kuvend për miratim Projektligjin për tekstet shkollore. Konkurrimi i autorëve me tekstet e tyre dhe jo i shtëpive botuese do të jetë vetëm një nga ndryshimet që po proklamohet nga pozita.
Projektligjin për tekstet shkollore, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka paraparë edhe në agjendën legjislative për këtë vit, derisa njohës të fushës së arsimit po kërkojnë që ky projektligj të jetë prioritet i ekzekutivit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka tregon se çka do të kenë prioritet gjatë hartimit të këtij projektligji
Sipas tij, për të pasur tekste cilësore duhet të konkurrojnë autorët e teksteve dhe jo shtëpitë botuese.
Uka që bënë pjesë edhe në Komisionin Parlamentar për Arsim, thotë për KP, se ajo çka ka ndodhur deri më tani është favorizim i skajshëm i shtëpive botuese.
“Në radhë të parë nuk jemi për monopol në tekstet shkollore. Ajo çka ka ndodhur deri tash është favorizim i skajshëm i shtëpive të caktuara botuese dhe neglizhim i skajshëm i ekspertizës që vjen nga autorët të cilët janë të përgjegjshëm dhe profesional. Pra, ne mendojmë që duhet të konkurrojnë autorët dhe duhet të konkurrojnë tekstet dhe jo të konkurrojnë shtëpitë botuese, sepse aty çalon pikërisht cilësia, kështu që po besoj që me projektligjin për tekstet shkollore do të ndodhë një reformë e mirëfilltë edhe në këtë drejtim”, thotë ai.
Jo rrallë herë në tekstet shkollore janë gjetur gabime të shumta, madje është përdorur edhe gjuhë e urrejtjes.
Uka thotë se në tekstet e reja shkollore nuk do të lejojnë gabime të tilla, e për këtë shton se në projektligjin e ri për tekstet shkollore, duhet saktësuar kritere më të ashpra për vlerësimin e dorëshkrimeve.
“Nuk do të tolerohen më gabime të cilat kanë ndodhur deri më tash me tekstet shkollore, komisionet recensuese duhet të jenë shumë më të ashpra, kriteret duhet të jenë të qarta për vlerësim, nuk duhet të tolerohet asnjë lloj lëshimi sepse ato tekste në momentin kur dalin në duart e mësimdhënësve dhe të nxënësve janë thjeshtë dritare për njohje. Në momentin kur ne dështojmë në këtë proces e kemi shkaktuar një telashe të madhe që është vështirë i riparueshëm, kështu që na duhet kujdes më i madh në drejtim të teksteve shkollore dhe këtë e bëjmë nëpërmjet këtij projektligji i cili besoj që do të vije brenda këtij viti në Kuvendin e Kosovës”, thotë Uka.
Njohës të fushës së arsimi vlerësojnë synimet për të miratuar këtë projektligj brenda këtij viti, madje thonë se i njëjti duhet të jetë prioriteti numër një i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Rinor Qehaja, drejtor në Institutin EdGuard, thotë se shpreson që Projektligji për tekstet shkollore të ridefinojë procesin e botimit dhe hartimit të teksteve.
Ai shton se ideja që për tekste shkollore të konkurrojnë autorët me dorëshkrimet e tyre e rrit konkurrencës dhe mund të jetë një motiv shtesë që të ketë tekste më cilësore.
“Vlerësojmë që ligji për tekstet shkollore duhet të jetë prioritet i këtij mandati dhe atë qysh në 6 mujorin e parë të qeverisjes. Ky ligj ka qenë në rishikim për tashmë 4 vite më radhë dhe asnjëherë nuk ka arritur që të bartet tutje në Kuvendin e Kosovës për miratim. Mbi të gjitha shpresojmë shumë që ky ligj të ridefinojë procesin e botimit dhe hartimit të teksteve shkollore… Pra kjo besojmë që do të qel pak edhe konkurrencën, por edhe do të nxis për shumë autorë që të aplikojnë me dorëshkrime të tyre e që në të kaluarën ka qenë të kufizuar nga kontratat me shtëpitë botuese”, thotë ai.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve arsimore, Argjend Osmani, thotë për KP se qeveria duhet të ketë parasysh që përmes Projektligjit për tekstet shkollore të mundësohet konkurrenca e drejtë dhe jo të përfitojnë ata që janë të lidhur me politikën.
Ai thotë se tekstet shkollore duhet të kenë një përfshirje më të madhe të inovacionit.
“Gjatë realizimit të këtyre projekteve duhet pasur parasysh që të kultivohet konkurrenca e shëndosh, të ikim prej praktikave të mëparshme ku u janë dhënë tenderët për shkak të orientimeve të tyre politike, për shkak të nepotizmit, lidhjeve, përfitimeve materiale.
Shpresojmë që kjo qeveri të ketë mbledhur sado pak mend dhe të reflektojë në krahasim me veprimet që kanë bërë qeveritë e kaluara. Padyshim që duhet të ketë përfshirje më të madhe të inovacioneve, duhet të punohet që mjedisi shkollor të bëhet një mjedis i ngrohët në aspektin emocional, një mjedis i dashur ku nxënësit dhe mësimdhënësit mezi presin që të shkojnë dhe të punojnë”, thotë ai.
Projektligji për Tekstet dhe Mjete Shkollore, Lekturën Shkollore dhe Dokumentacioni Pedagogjik në Republikën e Kosovës, është pjesë e programit legjislativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Ndërsa, ligji që aktualisht është në fuqi ishte miratuar në vitin 2007.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'