Javën që lamë pas, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se deri në fund të këtij viti, Kosova do të pranojë 1. 2 milion doza të vaksinës kundër coronavirusit nga kompania Pfizer, pas arritjes së marrëveshjes me këtë kompani.
Ministria e Shëndetësisë, tha se ky proces ka hyrë në një dinamikë të re dhe se është duke u rritur intensiteti, duke theksuar se më 15 qershor pritet të fillojë zbatimi i Planit të Veprimit për vaksinimin në masë, për çka janë duke u bërë përgatitjet në Prishtinë dhe në të gjitha komunat e Kosovës.
Telegrafi ka kontaktuar me këshilltarin politikë të ministrit Vitia, Sami Uka rreth asaj se kur pritet që të arrij kontingjenti i parë i këtyre vaksinave në Kosovë, mirëpo i njëjtit nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë.
“Të gjitha këto janë detaje që do të publikohen në përputhje me kontratën e nënshkruar me prodhuesin në momentin e caktuar”, tha Uka.
Kosova javë më parë ka pranuar një kontingjent prej mbi 100 mijë vaksinash të kompanisë Pfizer nga COVAX-i. Aktualisht, po vaksinohen personat nga mosha 65 deri në 79 vjeç, pasi u vaksinuan personat mbi 80 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe personeli shëndetësor.
Deri më tani në Kosovë numri i qytetarëve që kanë marrë vaksinën antiCOVID-19 ka arritur në 74 mijë e 500. Për dallim nga Kosova, në Shqipëri janë vaksinuar deri më tani afro 800 mijë qytetarë.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka thënë se synon që deri në fund të vitit, të vaksinojë 60 për qind të popullatës së saj.
Kujtojmë se javëve të fundit në vend ka pasur rënie të numrit të rasteve të reja me coronavirus, e po ashtu edhe i rasteve të vdekjes.
Infektologu Hamdi Ramadani, tha sot për Telegrafin se kjo rënie e rasteve, nënkupton se jemi duke shkuar drejt një stabiliteti me gjendjen epidemiologjike në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri