LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Kuvendi i përkushtuar për trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve

Konjufca: Kuvendi i përkushtuar për trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka hapur ditën e dytë të Festivalit Multikulturor 2021, të organizuar nga “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, në të cilin temë kryesore është “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”.

Sipas organizatorëve, ky festival ka për qëllim ngritjen e vetëdijes rreth fuqizimit të rolit të grave të këtyre komuniteteve dhe sfidave me të cilat ato përballen.

Kryekuvendari Konjufca tha se Kuvendi i Kosovës është i përkushtuar që të zbatojë Kushtetutën e vendit, e cila qytetarët e Kosovës i trajton në mënyrë të barabartë dhe pa dallim.


Konjufca theksoi se është sot në këtë Festival për të përkrahur dhe promovuar barazinë e plotë në mes të qytetarëve, grave dhe komuniteteve. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ndalon çdo lloj diskriminimi në bazë të racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, mendimeve politike, prejardhjes kombëtare, orientimit seksual etj.

“Kosova ndër vite e ka dëshmuar frymën e tolerancës e dialogut, si dhe ka mbështetur trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve dhe avancimin e grupeve të diskriminuara në shoqërinë tonë”, u shpreh kryekuvendari Konjufca.

Tema e sivjetme e festivalit i jep edhe një motiv shtesë, pasi që, siç theksoi kryetari Konjufca, ky edicion u kushtohet grave në procese shoqërore dhe politike.

“Andaj trajtimi i një teme të tillë është shumë i nevojshëm, sidomos kur bëhet fjalë për gruan nga komuniteti rom, komuniteti ashkali dhe ai egjiptian”, tha kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se duket një optimizëm sa i përket pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje dhe shembull i kësaj janë zgjedhjet e fundit në Kosovë, ku një numër i madh i grave kanë tejkaluar kuotën gjinore dhe kanë arritur të bëhen deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Kjo tregon që populli i Kosovës po vetëdijesohet sa i përket pozicionit të gruas në shoqëri dhe në politikë”, tha kryetari i Kuvendit.

Një shqetësim që ende mbetet sfidë e institucioneve të Kosovës, sipas kreut të legjislativit, mbetet papunësia e lartë e grave, me theks të veçantë të atyre nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, për të uljen e të cilës ai tha se do të kenë mbështetjen dhe angazhimin e të gjitha institucioneve të vendit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori