LAJMI I FUNDIT:

Rrugëve të Dubrovnikut filmohet duke vozitur Rimac Nevera me 230 kilometra në orë

Rrugëve të Dubrovnikut filmohet duke vozitur Rimac Nevera me 230 kilometra në orë

Në internet është publikuar një video ku shihet se si një person prapa timonit Rimac Nevera, lëviz me shpejtësi prej mbi 230 kilometra në orë në afërsi të Dubrovnikut të Kroacisë, ku zona ishte vetëm për deri në 90 km/h.

E personi brenda veturës kishte të veshur rrobat me logon e veturës Rimac, por deri më tani nuk është zbuluar identiteti i tij, transmeton Telegrafi.

Kështu “shpërthyen” komente të shumta për këtë veprim, shumë përdorues të rrjeteve sociale pretendojnë se si vërehet qartë që shoferi ishte profesionist i kësaj fushe, derisa një pjesë tjetër kritikonin për faktin se në një rrugë publike lëvizte me 230 kilometra në orë.


E nga Rimac Automobile kanë bërë të ditur për mediat kroate se kanë parë videon, dhe se do të hetojnë rastin për të parë se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur. /Telegrafi/