Fëmijët e moshës 13 vjeç në tregun e aksioneve? Një nismë pretendon t’u japë njohuritë e para fëmijëve mbi artin e të investuarit, por ajo mund të lërë edhe gjurmë në një moshë të ndikueshme.
Firma amerikane e shërbimeve financiare Fidelity Investments, nxori në treg llogaritë tregtare për fëmijë të moshës 13 deri në 17 vjeç, duke përfituar nga momenti, ku brezat e rinj janë fiksuar pas medieve sociale.
Llogaria pa tarifa bankare është në dispozicion të adoleshentëve, prindërit ose kujdestarët e të cilëve kanë llogari bankare në Fildelty. Kompania i lejon ata të blejnë dhe shesin aksione të certifikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose fonde të përbashkëta të Fidelity.
“Adoleshentët ekspozohen në biseda investimesh përmes publikimeve në rrjetet sociale, çka ka krijuar tregun e kërkesës. Dhe në momentin që ju keni një kërkesë, dikush do t’ua plotësojë atë”, thotë Sarah Coles, analiste e financave vetjake në Hargreaves Lansdown.
Përfitimet
“Llogaria për të rinjtë” e Fidelity nuk i lejon investitorët të përdorin kontrata shit-blerjeje apo të marrin hua nga një ndërmjetës.
Depozitat mbulojnë shumën vjetore prej 30 mijë dollarësh. Në ndryshim nga llogaritë e mbikëqyrjes nga prindërit, ku këta të fundit mund të veprojnë në emër të fëmijëve të tyre, kjo lloj risie e Fidelity u lejon të miturve të ekzekutojnë veprime tregtare. Prindërit mund të kërkojnë të njoftohen për aktivitetin e fëmijëve të tyre.
“Unë mendoj që kjo është një mundësi e mirë, pasi një nga gjërat më problematike që ka vërejtur industria e shërbimeve financiare është angazhimi i të rinjve në menaxhimin e financave të tyre dhe investimet e tyre në treg”, i thotë Greg Davies, konsulent financash pranë Oxford Risk.
Edukimi mbi financat personale është dukshëm i mangët në kurrikulat mësimore, çka do të thotë se shumë pak njerëz dalin nga shkolla të pajisur me dijet që kërkohen për të marrë vendime të rëndësishme investimesh ose për të përftuar zakone të mira financiare. Platforma për të rinjtë është pikërisht për të mbushur këtë boshllëk.
Rreziqet
Edhe pse platforma e Fidelity ka disa kufizime për mbrojtjen e përdoruesve të mitur, ekspertet janë të shqetësuar rreth ndikimit psikologjik që mund të ketë kjo nismë mbi mendjet lehtësisht të ndikueshme të të rinjve.
“T’u mësosh fëmijëve notin në këtë ‘det të thellë’ bart shumë rreziqe. Nëse ata hyjnë në botën e investimeve pa kuptuar më parë se çfarë po bëjnë, rrezikojnë që të bëjnë gabime që mund t’u kushtojnë gjithë jetën ose të krijojnë vetëbesim të rremë në rastet kur u ecën fati”, shprehet analistja Coles.
Disa studime kanë arritur në përfundimin se të humbësh para në vitet kur formohet personaliteti, mund të lerë gjurmë të pashlyeshme tek njerëzit. Një kategori e gjerë e të rinjve që panë nga afër turbullirat e tregut gjatë Depresionit të Madh në SHBA në fund të viteve 1920 dhe fillimin e viteve 1930, nuk investuan kurrë në jetën e tyre.
“Ilaç” për barazinë gjinore?
Disa ekspertë, përfshirë edhe Davies, mendojnë se një platformë e tillë mund të ndihmojë në zgjidhjen e një problemi madhor që mundon tregjet financiare botërore: faktin që ka shumë pak gra që zotërojnë aksione.
Studimet tregojnë se ka një prani tepër të ulët të grave në këtë treg, për shkak të mungesës së vetëbesimit dhe gjithashtu të mungesës së njohurive në këtë fushë.
Por analistja Coles nuk është dhe aq e bindur që kjo platformë do të shtojë numrin e vajzave në tregun e aksioneve.
“Nuk jam e sigurt që do të ndihmojë zvogëlimin e këtij hendeku gjigant, sepse shumica e fëmijëve po mësojnë mbi investimet nëpërmjet medias sociale dhe algoritmet shfaqin vetëm informacione që lidhen ngushtë me interesat e tyre. Për momentin, për shkak të kushtëzimeve kulturore, sërish kjo fushë do të pëlqehet më shumë nga djemtë se sa nga vajzat”, përfundon ajo. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake