Me qëllim të zhvillimit të turizmit, sot është përuruar projekti për elektrifikimin dhe ndriçimin e fshatit Kabash të Prizrenit.
Ky fshat u tha se ka bukuri të jashtëzakonshme natyrore, e nga sot me investimin mbi 200 mijë euro do të zhvillohet edhe turizmi në këtë zonë.
Projekti për elektrifikimin dhe ndriçimin e fshatit Kabash është bashkëfinancim i Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe KEDS-it.
Në përurim të këtij projekti mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se me këte investim po i kthejnë borxhin këtij fshati që ka dhënë shumë për Kosovën.
“Kësaj natyre kaq të bukur po i bashkëngjitet edhe elektrifikimi edhe ndriçimi. Ne e dimë që zona e Kabashit ka potencial të madh zhvillimor, por i ka munguar ajo që po e përurojmë sot, pra drita dhe energjia. Kabashi i ka dhënë shumë dritë e energji jo veç Prizrenit po mbarë popullit tonë e Kosovës me personalitete të shquara historike si Rrustë Kabashi e Sali Shabani, prandaj ajo çfarë po bëjmë ne sot është një kthim i vogël i borxhit të madh që e kemi për rajonin e juaj. Ju na keni dhënë në histori e energji e dritë, ne po e kthejmë me elektrifikim e ndriçim”, tha Kurti.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se elektrifikimi dhe ndriçimi i fshatit Kabash është bërë në bashkëfinancim dhe përmes këtij projekti synohet të promovohen bukuritë natyrore të kësaj zone.
I pari i Prizrenit tha se pas këtyre dy investimeve, beson shumë se brenda një kohe të shkurtër do të ndodh edhe rregullimi i rrugës që shpie në këtë fshat.
“Projekt i bashkëfinancuar nga Komuna, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe KEDS, më shumë se 200 mijë euro, diku rreth 10 kilometra dhe transformatorë të rrymës elektrike. Me këtë faktikisht e kemi elektrifikimin e kësaj zone të bukur e cila premton zhvillimin e turizmit. Shumë thonë që pas Prevallës ndoshta do të jetë vendi i cili do të ketë më së shumti zhvillim në aspektin e turizmit. Bukuritë natyrore të Kabashit janë të veçanta, por pos bukurive natyrore Kabashi edhe e ka aspektin e historisë, e kemi kalanë. kjo tregon që me vullnet kryen të gjitha punët edhe për një zonë kaq të largët në aspektin e rrugës. E kemi rrymën edhe ndriçimin, tani shpresoj se tash do të bëhen edhe investime në turizëm, ngase Prizreni si qytet i turizmit dhe qytet i historisë, pjesë e historisë është edhe Kabashi. Këtu e kemi edhe shkollën e vjetër ku ka qenë edhe shtabi i UÇK-së”, tha ai.
Ndërsa, drejtori Ekzekutiv për rrjetin në KEDS, Alpin Dogan, tha se si kompani kanë investuar mbi 100 mijë euro për të finalizuar këtë projekt.
“Dy vite më parë ishim të ftuar për të diskutuar në lidhje me këtë bashkëpunim, për fillim duke e shikuar kërkesën nuk ishte e lehtë, por sot ne finalizuam dhe jemi shumë të kënaqur ta gëzoni edhe ju. Si KEDS këtu ishte një investim mbi 100 mijë euro për të finalizuar 10 km linjë dhe shpresojmë që edhe në vazhdimësi të bashkëpunimit për tension të ulët të vazhdojë”, tha ai.
Kryeministri Kurti gjatë ditës ka marrë pjesë edhe në përurimin e çerdhes së parë publike në Prizren dhe ka vizituar zonën ekonomike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos