LAJMI I FUNDIT:

Vitia tha se nuk kishte pranuar informata nga Qeveria Hoti për procesin e vaksinave, i përgjigjet Zemaj: Kjo është e pavërtetë

Vitia tha se nuk kishte pranuar informata nga Qeveria Hoti për procesin e vaksinave, i përgjigjet Zemaj: Kjo është e pavërtetë

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, njëherit dhe ish-ministër i Shëndetësisë, ka kërkuar nga ministri Arben Vitia që të mos flasë të pavërteta lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Zemaj në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi ku është duke raportuar ministri Vitia, kritikoi këtë të fundit se nuk kanë paraqitur një plan me ide konkrete për menaxhimin e pandemisë.

Zemaj madje e quajti si lloj vajtimi ankesat e ministrit Vitia.

“Kjo nuk ju bënë nder as juve, nuk keni paraqit as program për sektorin e shëndetësisë dhe këtë po e tregoni edhe sot. Ose jeni keq informuar, ose mos menaxhimin tuaj ta paraqitni si të gjetura të komplikuara….”, tha Zemaj.


Vitia: Deri në fund të vitit do t'i sigurojmë 2 milionë vaksina antiCOVID-19
Lexo po ashtu Vitia: Deri në fund të vitit do t'i sigurojmë 2 milionë vaksina antiCOVID-19

Duke iu përgjigjur deklaratave që tha Vitia se nga Qeveria Hoti nuk kanë pranuar kontakt me prodhuesit e vaksinave në momentin kur kanë marrë detyrën, Zemaj tha se këto janë të pavërteta, shkruan Telegrafi.

“Dy gjëra që i thatë dhe nuk janë të vërteta është se të gjitha dosjet që lidhen me vaksina përfshirë edhe procesin e negociatave dhe kërkesat ju kam dorëzuar në pranim-dorëzim të detyrës, gjë të cilën unë nuk e kam pranuar kur kam marr mandatin. Në kuadër të kësaj unë kam qenë në Prishtinë z. Ministër, krejt çka është dashtë ka qenë 5 minuta me ardh me USB ose me një komunikim tjetër me ju informu për atë të cilën ju kam ofru në prezencë të stafit tim dhe ekipës tuaj që jam i gatshëm në çdo moment të kemi komunikim sidomos për procesin e vaksinave…”, u shpreh Zemaj.

Zemaj shtoi se nuk e di qëllimin e ministrit Vitia që po i flet këto të pavërteta.

“E dini publikisht që çdo komunikim e kam pas qoftë nga COVAX apo edhe për kontratën që e keni nënshkruar, menjëherë e kom përcjell te ju brenda minutave”, tha Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori