Vitia: Deri në fund të vitit do t’i sigurojmë 2 milionë vaksina antiCOVID-19

Ministri i shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se situata epidemiologjike është përmirësuar në javët e fundit dhe se deri në fund të vitit do t’i sigurojnë 2 milionë vaksina antiCOVID-19.
Vitia këtë e bëri të ditur gjatë raportimit të tij, në Komisionin për Shëndetësi, ku ndër të tjera tha se nga IKSHPK kanë bërë të ditur se edhe numri i rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve është ulur.
“Sa i përket situatës epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm javët e fundit. Të dhënat në IKSHPK tregojnë se numri i rasteve të vdekjeve ka një ulje prej 60 për qind…”, ka thënë Vitia.
Ministri po ashtu tha se vaksinimi kundër COVID-19 ishte kryefjala e angazhimeve të tyre për t’i siguruar ato.
Ai gjithashtu është ankuar se nga Qeveria Hoti nuk kanë pranuar kontakt me prodhuesit e vaksinave në momentin kur kanë marrë detyrën, ku bëri me dije se 2 milion doza të vaksinave do t’i kenë deri në fund të vitit.
“Vaksinimi kundër COVID-19 ishte kryefjala e angazhimeve tona për të siguruar vaksinat. Plani nacional për vaksinim veçse ka filluar, dhe në javët e para kemi zbatuar planin nacional ekzistues. Në momentin e ardhjes në detyrë nuk kemi pas kontakt me prodhuesit e vaksinave, por ato i kemi bërë gjatë punës tonë. 2 milion doza do t’i kemi deri në fund të vitit, për vaksinimin e 60 për qind të popullatës. Procesi i vaksinimit po vazhdon në përputhje me të gjitha ekipet tona. Nga 89 ekipe, do të rritet me 190 ekipe shtesë”, tha ndër të tjera ministria Vitia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si ndodhi përplasja në mes Astrit Gashit dhe Afrim Cakës, pasi ky i fundit e akuzoi që fjalët i ka nga Serbia

Operacion policor në tri komunat në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Elshani nga Octopus: Milan Radoiçiq pjesëmarrës në sulmin terrorist, Lista serbe ka humbur legjitimitetin

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët