Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, ka thënë se ndryshe nga vitet më parë politikisht shqiptarët janë shumë më të organizuar dhe mobilizuar.
Mustafi u shpreh se shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që të përfshihen në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Ka pasë bashkëkoordinim dhe bashkëveprim dhe konsultime të vazhdueshme sa i përket Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Dua të përshëndes forcën e gjithsecilit lider politik që ka gjetur për të parë përtej interesave partiake vizionin e përbashkët për angazhim ndaj qytetarëve të Luginës. Roli i dy qeverive është i pakontestueshëm dhe do të duhej të jetë i tillë, edhe pse ne në vazhdimësi po kërkojmë që të jemi nën mbrojtjen institucionale të Kosovës dhe Shqipërisë”.
“Nuk jemi qytetarë të barabartë me qytetarët shumicë dhe kjo nënkupton që mbetet vetëm një zgjidhje dhe ajo është kthimi te referendumi i vitit 1992 kur është kërkuar autonomi territoriale me të drejtë bashkimi që krahas atij vullneti të shprehur të futet në kuadër të një procesi rajonal që është mes Kosovës dhe Serbisë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që të jenë pjesë e trajtimit në kuadër të këtij procesi në Bruksel dhe krahas kësaj të gjendet një zgjidhje që do të mundësonte hapësirë më të madhe lirie, drejtësie dhe vendosje të barazisë dhe këto sigurisht që mund të bëhen vetëm përmes një marrëveshje ndërkombëtare gjithëpërfshirëse që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi ai në Klan Kosova.
Mustafi ka folur edhe për idenë e ish-presidentit Hashim Thaçi për bashkimin e Kosovës me Luginën duke lënë të nënkuptohet se e kërkojnë implementimin e saj.
“Ish-presidenti Hashim Thaçi është nga të paktët zyrtarë që në mënyrë publike me zë të lartë ka theksuar vullnetin tonë politik të kahershëm – bashkimin me Kosovën. Në mënyrë sistemike ka dalë në konferenca ku e ka shpjeguar bashkimin e Luginës me Kosovës dhe sigurisht ashtu siç i japin shqiptarët e Luginës së Preshevës çdo lideri që përfaqëson interesat, përkatësisht vullnetin e tyre politik, ashtu i kanë dhënë edhe ish-presidentit Hashim Thaçi. Se sa dhe ku ka arritur kjo ide nuk kemi mjaftueshëm informata, por konsideroj se destinacioni i fundit duhet të jetë ai”.
A pret ai nga kryeministri Albin Kurti që ta jetësojë këtë kërkesë të tyre?
“Dua të besoj në institucionet e Kosovës. Shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë vetëm këto, se nuk kanë tjetër ku të mbështeten. Mbetet e vetmja rrugë që institucionet e Ksoovës të përkrahin shqiptarët e Luginës, përkatësisht të kërkojnë për më tepër drejtësi e barazi”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën