LAJMI I FUNDIT:

“Duket si një dinozaur”: Njerëzit u ‘shtangën’ kur kuptuan se sa e madhe mund të jetë kjo kafshë!

“Duket si një dinozaur”: Njerëzit u ‘shtangën’ kur kuptuan se sa e madhe mund të jetë kjo kafshë!

Shumë përdorues në mediat sociale nuk mund të mos mrekulloheshin me faktin se sa i madh mund të jetë një “dre brilopatë”, pasi një video e njërit prej tyre u bë virale në Twitter.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të bëra në Alaskë disa vjet më parë, u bënë përsëri virale pasi u postuan në Twitter, ku shumë përsëri shprehën habinë për madhësinë e kafshës.


Disa shkruanin se në një përplasje me një makinë, automjeti do të kalonte me dëmtime më të mëdha, ndërsa të tjerët, si zakonisht, filluan me shaka.

“Wow, po ky duket si një dinozaur”, shkruajti njëri nga ata.

Përndryshe, kjo kafshë thuhet se mund të jetë mbi dy metra e gjatë (pa brirë) dhe peshë deri në 700 kilogramë.

Ata gjithashtu kanë këmbë rreth një metër të gjatë, gjë që i lejon ata të kalojnë përmes grumbujve të dëborës së thellë me lehtësi relative.

Një dre i tillë më i madh i dokumentuar, i regjistruar në Yukon të Kanadasë në vitin 1897, peshonte deri në 820 kilogramë dhe ishte i gjatë 2.33 metra. /Telegrafi/