LAJMI I FUNDIT:

Komenti i Linda Halimit për “Kënga Magjike”: Urime shumë fituesit të merituar

Komenti i Linda Halimit për “Kënga Magjike”: Urime shumë fituesit të merituar
(Foto: Instagram/linditaworld)

Linda Halimi ishte një nga konkurrentët e edicionit të sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”, të cilin e fitoi Alban Ramosaj.

E njohur me emrin artistik thjesht si Lindita, këngëtarja ka bërë një publikim në rrjetet sociale lidhur me përvojën në këtë spektakël, njëherësh duke e uruar fituesin.


“Ah, jam ndier shumë mirë dhe jam kënaqur shumë! Një tjetër përvojë e bukur. Urime shumë fituesit të merituar Alban Ramosaj dhe urime të gjithëve për performancat e bukura… Sa kohë e gjatë ishte pa u parë”.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, mesazhet, dashurinë pafund që më keni falë gjatë gjithë kohës në Shqipëri! Mezi pres t’ju takoj prapë”, ka shkruar këngëtarja.

Alban Ramosaj fiton “Kënga Magjike 2021”
Lexo po ashtu Alban Ramosaj fiton “Kënga Magjike 2021”

Lindita ka njoftuar se këto ditë do të publikohet kënga e saj “Amin”, me ç’rast i ka falënderuar bashkëpunëtorët e saj.

“Pa t’pa” ishte kënga me të cilën Lindita u prezantua në edicionin e sivjetmë të festivalit ‘Kënga Magjike”. /Telegrafi/