Oda Ekonomike e Maqedonisë: Ka mungesë të kamarierëve, recepsionistëve dhe kuzhinierëve
Kompanitë e hotelierisë dhe turizmit kanë mungesë të 50 për qind të stafit të kërkuar, kryesisht kamerierë, recepsionistë, kuzhinierë dhe ndihmës kuzhinierë, tregojnë rezultatet e një sondazhi të brendshëm të kryer nga Oda Ekonomike në restorante dhe hotele të mëdha të cilat janë anëtarë të saj, shumë prej të cilave nuk ishin dhe ende nuk janë në veprim.
Statistikat zyrtare tregojnë se numri i punëtorëve në industrinë e hotelierisë është zvogëluar minimalisht, gjegjësisht rreth 400 persona, por sondazhi tregon se rënia e numrit të të punësuarve është nga 50 në 80 për qind në varësi nga objekti në objekt.
Në vitin 2020, sipas Odës, ky sektor përjetoi një kolaps të plotë dhe në muajt e parë të vitit ka ende ngecje. Hotelieria, siç thonë ata, deri në vitin 2019 ishte një nga tre industritë kryesore me rritjen më të shpejtë në botë me një rritje vjetore prej mbi 10 për qind dhe mesatarisht çdo i treti punonjës punonte në këtë sektor. Në vitin 2020, megjithatë, dy studime të kryera së bashku me odat e tjera treguan se kishte rënie të qarkullimit në hotelieri dhe turizëm deri në 80 për qind dhe ajo humbi pothuajse 20.000 vende pune.
“Pandemia me Kovid i ndryshoi nevojat e deritanishme në aktivitetin hotelierik për përbërjen e kuadrit punues që u nevojitet në procesin e punës. Sfida e krijimit të vendeve të reja të punës është zëvendësuar përfundimisht me sfidën se si të mbahen vendet ekzistuese dhe përfundimisht të plotësohen vendet e lira të punës me stafin adekuat”, tha Daniella Mihajllovska Vasilevska nga Oda ekonomike në konferencën e sotme për shtyp.
Ajo theksoi se Oda, në kuadër të projektit Edukim për punësim, i cili mbështetet nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, ka përgatitur katër programe për trajnim dymujor për rikualifikim dhe trajnim shtesë për nevojat e stafit të hotelierisë për pastiçeri, kuzhinier, bukëpjekës dhe kamarier.
Kryetarja e Shoqatës për hotelieri dhe turizëm pranë Odës ekonomike Ana Tanevska Gjorgjievska theksoi se për shkak të krizës disa nga të punësuarit në sektorin e ndryshuan profesionin e tyre dhe siç tha ajo, u bënë suvatues, instalues, taksistë, më saktësisht në sektorët e transportit dhe ndërtimit.
Sipas saj, kjo vë në pikëpyetje pozicionin e vendit si një destinacion turistik në tregun botëror.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën