Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vazhdojnë të kenë vështirësi për t’u çasur e punësuar në institucionet shtetërore, kjo për shkak të mos njohjes së diplomave të Kosovës, nga autoritetet Serbe.
Presheva, Bujanoci e Medvegja janë tri komuna me shqiptarë që gjenden në territorin e Serbisë, që ndryshe njihen edhe si Lugina e Preshevës.
Për dallim nga Presheva e Bujanoci ku shqiptarët janë shumicë, në komunën e Medvegjës kanë mbetur pak shqiptarë të cilët kanë probleme të mëdha sidomos me fshirjen e tyre nga listat e regjistrimit si banorë të saj.
Diskriminimin e vazhdueshëm që ua bëjnë institucionet serbe këtyre tri komunave po u pamundëson të rinjve që të mos punësohen edhe në institucione shtetërore, për shkak të mos njohjes së diplomave të Kosovës në Serbi.
Ndonëse marrëveshjet e nënshkruara për njohjen e diplomave reciproke në Bruksel nuk po respektohen dhe për këtë më së shumti po pësojnë të rinjtë nga Lugina.
Artan Ibishi nga Presheva ka përfunduar studimet në fakultetin e Arteve në degën e Aktrimit pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili tash e pesë vite e ka dorëzuar diplomën për nostrifikim në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Beograd në vitin 2016 kur është nënshkruar marrëveshja e dytë në Bruksel dhe ende nuk ka marrë përgjigje, ndërsa në Shtëpinë e Kulturës për Teatër është punësuar me diplomë të shkollës së mesme.
‘’Me hapjen e Teatrit në vitin 2017,unë aplikova për punë, mirëpo problemi ishte se kisha diplomë nga Universiteti i Prishtinës. Në vitin 2016 kam dorëzuar në Beograd diplomën për nostrifikim dhe tash e 5 vite ende nuk kam marrë përgjigje, ndërsa në Shtëpinë e Kulturës u pranova me diplomë të shkollës së mesme në profesionin që kam përfunduar studimet’’ tha ai .
Deri në vitin 2008 janë njohur vetëm diplomat nga Misioni i Kombeve të Bashkuara të Kosovës (UNMIK),që një pjesë e të rinjve janë pranuar nëpër institucione në atë periudhë.
Një organizatë me shkurtesë SPARK e cila kishte hapur zyrat në dy degë në Kosovë dhe Serbi u mundësonte vetëm aplikim për nostrifikimin e diplomave, mirëpo ishte mbyllur brenda një kohe të shkurtër.
Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc thotë se mosnjohja e diplomave të Kosovës në Serbi për shqiptarët nga Lugina e Preshevës është shqetësim i madh.
‘’Marrëveshja e Brukselit është e paraparë që të njihen diplomat por nga ai proces nuk është njohur nga Serbia, që për shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjegjësisht studentët që aplikojnë për punë, është shqetësim i madh’’,tha ai.
Tutje ai shtoj se Marrëveshja e Washingtonit nëse zbatohet do të ishte mundësi e mirë për të rinjtë që përfundojnë studimet në Kosovë, ku thotë që për këtë ai i është adresuar edhe në Ambasadën në Beograd dhe OSBE, Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë e atë të Kosovës.
‘’Kam adresuar në Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë në lidhje me mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi, kam adresuar edhe Ambasadën në Beograd, OSBE-në, edhe në pakicat kombëtare, duke u treguar se Këshilli Kombëtarë bëhet në urdhrat e juaja, mirëpo vetëm telefonata kam marrë, por nëse marrëveshja e Washingtonit fillon së zbatuari do të ishte mundësi e mirë për rinjtë e Luginës së Preshevës’’, tha ai.
Në marrëveshjen e Washingtonit pika e 6 dhe e 12 përshkruan që të njihen certifikatat dhe diplomat e të dyja shteteve.
Belgzim Kamberi kryetar nga Këshilli për Drejtat e Njeriut në Preshevë e quan shkelje e të drejtave të njeriut mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi.
‘’E para do të thotë diskriminim mbi baza politike dhe e dyta është moszbatimi i marrëveshjes të cilat i ka pranuar dhe miratuar autoriteti serb pra të marrëveshjes ndërkombëtare çoftë ajo e Brukselit apo e Washingtonit dhe kjo është shkelje e të drejtave të njeriut në kuptimin e të drejtës së njerëzve për të njohur arsimimin dhe qasjen në arsim’’.
Ndërsa në kontaktin me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Serbisë në Beograd në lidhje me mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi, përkatësisht me marrëveshjen e Washingtonit kanë adresuar në kontaktin me Agjencinë e Kualifikimeve të Beogradit të cilët vetëm kanë treguar se me çka merret ajo ndërsa nuk janë deklaruar në përgjigjen e pyetjes së parashtruar.
“Agjencia për Kualifikime, dmth ENIC / NARIC si pjesë organizative e të njëjtave merret me njohjen e dokumenteve të huaja të shkollës dhe arsimit të lartë në përputhje me Ligjin mbi Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve të Republikës së Serbisë (“Gazeta Zyrtare e RS” Nr. . 27/2018 dhe 6/20) dhe Ligji mbi arsimin e lartë (“Gazeta Zyrtare e RS”, Nr. 88/17, 27/18 – ligje të tjera, 73/18, 67/19 dhe 6/20 – ligje të tjera ), megjithatë, subjekt i kësaj njohje janë ekskluzivisht dokumentet e huaja shkollore zyrtare dhe arsimi i lartë.
Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vazhdojnë studimet në Universitet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa një numër shumë vogël vazhdojnë studimet në Universitetet e Serbisë, dhe për këtë në mbarim të studimeve ndjehen të pasigurtë për të vazhduar rrugëtimin e tyre, por vazhdimisht kanë shpresë që të zgjidhet ky problem./Lirigzona Nuredini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite