LAJMI I FUNDIT:

Emily Ratajkowski mahnit e veshur me fustanin e bardhë, para se të kërcente me djalin e saj

Emily Ratajkowski mahnit e veshur me fustanin e bardhë, para se të kërcente me djalin e saj

Emily Ratajkowski asnjëherë nuk zhgënjen ndjekësit e saj.

Ajo përndryshe njihet si ndër më aktivet në rrjete sociale, e cila ndan pothuajse çdo detaj të jetës dhe karrierës së saj.

Së fundmi bukuroshja brune ka zgjedhur që të shfaqet me një fustan të bardhë, duke theksuar kështu tiparet e formësuara trupore.

Foto: Daily Mail

Modelja u pa duke pozuar nga brenda shtëpisë, teksa veshjen e kishte kombinuar me një palë atlete të thjeshta.

Po gjatë të njëjtës ditë, ajo ka ndarë pamje me ndjekësit, ndërsa shihej duke vallëzuar me djalin e saj.

Foto: Daily Mail

Përndryshe, Ratajkowski dhe Sebastian Beas-McClard ndajnë së bashku një fëmijë, që quhet Sylvester. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail