LAJMI I FUNDIT:

Piloti shpallet fajtor, po shikonte pornografi dhe po ekspozonte veten para oficerit të parë femër gjatë fluturimit

Piloti shpallet fajtor, po shikonte pornografi dhe po ekspozonte veten para oficerit të parë femër gjatë fluturimit

Një ish-pilot për Southwest Airlines u dënua një vit me kusht dhe 5.000 dollarë gjobë për një akuzë federale për kryerjen e veprimeve “të ndyra ose të pahijshme” gjatë një fluturimi.

Një ish-pilot kohët e fundit u deklarua fajtor për shikimin e mediave pornografike dhe duke ekspozuar veten para oficerit të parë femër gjatë fluturimit.

Michael Haak, 60-vjeç, u shpall fajtor të premten për akuzën dhe pranoi se kishte shikuar pornografi duke u ekspozuar ndaj oficerit të parë femër gjatë fluturimit.


Më 10 gusht 2020, pasi aeroplani arriti lartësinë e fluturimit, Haak nga Longwood, Florida, “doli nga ulësja e pilotit dhe ndërsa ishte ende në kabinën e avionit, shikoi media pornografike në një laptop”, sipas prokurorëve federalë në Maryland.

Departamenti i Drejtësisë shtoi se “Haak më tej u angazhua në sjellje të papërshtatshme në kabinën e pilotit”, ndërsa oficerja e parë vazhdoi detyrat e saj gjatë fluturimit.

Ai dhe oficerja e parë nuk ishin takuar kurrë para fluturimit.

Aeroplani po udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias për në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos.

Një zëdhënës i Southwest Airlines tha se Haak ishte larguar nga linja ajrore përpara se incidenti të sillej në vëmendjen e kompanisë.

Incidenti nuk është sfida e vetme me të cilën Southwest Airlines është përballur kohët e fundit. Më 23 maj, një stjuardesë e fluturimit u godit në fytyrë nga një pasagjer, i identifikuar si Vyvianna Quinonez, 28-vjeç, në një fluturim nga Sacramento drejt San Diegos.

Incidenti shkaktoi vendimin e fundit të Southwest Airlines për të ndaluar shpërndarjen e pijeve alkoolike në fluturime.

Kreu i operacioneve të fluturimit të Southwest, Sonya Lacore, shkroi në një memo që “bazuar në rritjen e ndërprerjeve të pasagjerëve në fluturim, ajo ka marrë vendimin për të ri-vlerësuar rifillimin e shërbimit të alkoolit në bord”. /kp/Telegrafi/