Mediat greke kanë publikuar të shkuarën kriminale, të shqiptarit i cili u vra në një atentat mafioz në Athinë.
Aristidhi Pappas ka qenë duke konsumuar kafe në lokal, kur një person është afruar dhe e ka qëlluar 34-vjeçarin në kokë dhe në gjoks, duke i marrë jetën.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, Pappas i kishte shpëtuar të paktën tre atentateve në të kaluarën, ndërsa ishte një person me precedent të theksuar kriminale, në fushën e trafikut të drogës, plagosjeve dhe grabitjeve.
Ndërkohë viktima thuhet se ruhej nga një atentat i mundshëm, pasi lëvizte me antiplumb dhe i armatosur.
Viktima ishte qëlluar nga persona të panjohur pranë stacionit të Larissa më 26 maj 2019 dhe ishte plagosur rëndë.
Ndërkohë në fund të shkurtit 2021, viktima ishte arrestuar nga policia, ndërsa po ngiste një biçikletë elektrike dhe ishte i veshur me jelek antiplumb dhe me vete mbante edhe armë.
Disa orë më vonë ai u dërgua në komisariat, ku foli për kërcënimet ndaj jetës së tij dhe u la i lirë në mesditë.
Por në mbrëmjen e të njëjtës ditë, ai ishte në shënjestër të një sulmi të ri përsëri pranë stacionit të Larisës nga disa të panjohur.
32-vjeçari u qëllua në këmbë, ndërsa tre autorët u përpoqën të shpëtonin në një taksi në të cilën lanë një armë kur u arratisën./Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron