LAJMI I FUNDIT:

Çelet sezoni turistik në Shqipëri, rreth 13 mijë qytetarë nga Kosova drejt vendeve bregdetare

Çelet sezoni turistik në Shqipëri, rreth 13 mijë qytetarë nga Kosova drejt vendeve bregdetare

Me aktiviteteve të ndryshme është çelur zyrtarisht sot sezoni turistik në plazhet e Shqipërisë.

Ashtu si edhe vikendet e kaluara, edhe dita e sotme ka nisur me fluks të madh të qytetarëve nga Kosova që shkojnë drejt Shqipërisë.


Familjarë e grupe të ndryshme shoqërore kanë kaluar kufirin drejt qyteteve të ndryshme shqiptare për të kaluar këtë fundjavë.

Për disa prej qytetareve është edhe periudhë pushimesh në det.

Policia kufitare  është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedure të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme ne kufi.

Vetëm sot përllogariten të kenë hyre më shume se 6,300 mjete dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Sezoni turistik veror në Shqipëri, këtë vit po jep shenja gjallërimi dhe pritshmëritë që të jetë më i mirë sesa ai i vitit të shkuar mbeten të larta.

Sipas të dhënave nga INSTAT, katër mujori i parë i këtij viti solli në Shqipëri 754.796 qytetarë të huaj, shifër kjo 1.3 herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, por 31% më e ulët se periudha e para-krizës shëndetësore.

Teksa sezoni veror po gjendet në sprovën e dytë radhazi të pandemisë Covid-19, qytetarët nga Kosova e Maqedonia e Veriut pritet të jenë edhe shpëtimi përmes të ashtuquajturit “turizmi patriotik.

Kjo konfirmohet edhe nga shifrat e INSTAT nga ku rezulton se në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë mbi 380 mijë qytetarë nga Kosova dhe 120 mijë nga Maqedonia e Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori