LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në shkollën “Hasan Prishtina”, reagon deputeti Bekë Berisha

Dhuna në shkollën “Hasan Prishtina”, reagon deputeti Bekë Berisha
Foto: Arkiv

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje që të ndalet dhuna nëpër shkolla.

Berisha nëpërmjet një shkrimi në Facebook tregon bullizimin dhe dhunën sistematike që po ndodhë në shkollat e Kosovës, gjegjësisht dhunën që një ditë më parë u raportua në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Deputeti thekson se po ushtrohet dhunë ndaj një 15 vjeçari në shkollën “Hasan Prishtina” nga grupe të organizuara.


Përleshje në Prishtinë pas testit të arritshmërisë, një nxënës theret me thikë
Lexo po ashtu Përleshje në Prishtinë pas testit të arritshmërisë, një nxënës theret me thikë

Ai tha se A.H një 15 vjeçar që vijon mësim në shkollën Hasan Prishtina, është një person i bullizuar sistematikisht dhe i rrahur disa herë nga grupe të organizuara përbrenda dhe jashtë shkollës.

“Gjatë periudhës së LOCKDOWN në platformat sociale ka qenë viktimë e bullizmit nëpërmjet platformave sociale, ku i janë shpërndarë video dhe fotografi/meme që kanë ndikuar që bullizmi drejt tij të rritet në përmasa të mëdha. Si reagim, fëmiu është munduar t’i gjej format e zgjedhjes së problemit vet. Herën e parë ka qenë viktimë e rrahjes së organizuar më datë 1 mars në afërsi të shkollës Hasan Prishtina. E njëjta video është shpërndarë në platforma sociale dhe i njëjti është arrestuar për sulm! “

“Herën e dytë, një fëmijë e ka raportuar në polici sepse A paska thënë ‘ mos mu afroni se kam diçka në çantë’, me urdhër të prokurores është dërguar në mbajtje, i është kontrolluar shtëpia për armë. Tash këto video është hera e tretë dhe disa rrahje që nuk ka video por janë te raportuara  në polici!”, shkroi Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori