Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në qendrën shëndetësore “Uji i ftohtë”, në Vlorë, ku shpalli planin e shëndetësisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Manastirliu tha se situata aktualisht është e kontrolluar dhe do të vijohet intensivisht me procesin e vaksinimit, për të pasur një sezon turistik më të lehtësuar.
“Shumë faleminderit gjithë ekipit të qendrës shëndetësore këtu në Lungomare. Ku kemi parë që vijon vaksinimi edhe në qendra shëndetësore dhe ambulanca. Pra vaksinimi kapilar në të gjitha strukturat e shëndetësisë, aty ku janë detajuar sipas planit që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik për vaksinimin e popullatës të grupmoshës mbi 60 vjeç, por gjithashtu edhe të grupeve të riskut, ku pjesë kanë bërë edhe punonjësit që punojnë në strukturat e hotelerisë. Ndaj unë jam e kënaqur që shoh se si po vijon ky plan, pra përmbyllja e vaksinimit të punonjësve turistikë, në mënyrë që të kemi një verë sa më të lehtësuar. Por një gjë është e sigurt, që duhet të vijojmë të zbatojmë protokollet shëndetësore, protokollet e sigurisë, për të mundësuar që të mos kemi përhapje të coronavirusit”, tha Manastirliu, raporton A2.
Ministrja shtoi nga Vlora se më datë 15 qershor do të hapen qendrat shëndetësore verore, si dhe do të vijojë dezinfektimi në zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze