LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut nuk pritet të sjellin vërshime në Kosovë

Reshjet e shiut nuk pritet të sjellin vërshime në Kosovë
Foto: Ilustrim

Reshjet e dendura të shiut në vend kanë shkaktuar prurje të mëdha të ujërave duke shkaktuar edhe shqetësim në disa komuna për ndonjë vërshim të mundshëm.  

Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në vend nuk do të ketë vërshime dhe as përmbytje lumore.


Sipas tij, stuhia e madhe ka kaluar nga vendi ynë dhe nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vërshim apo përmbytje.

Ekipet emergjente dalin në terren, lirohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran pas reshjeve të shiut
Lexo po ashtu Ekipet emergjente dalin në terren, lirohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran pas reshjeve të shiut

“Ato janë zbrazje momentale të reve dhe po them që janë të paparashikueshme dhe e përcjellin një territor shumë të ngushtë. Kjo stuhi ka kaluar dhe nuk ka asnjë problem as për përmbytje as për kurrgjë. Kjo stuhi e ka kaluar territorin e Kosovës dhe ka shkuar nga lindja. Nuk parashikohen vërshime dhe as lumore”, ka thënë Kastrati për Telegrafin.

Ndryshe, pas reshjeve të fundit në vend, në disa komuna janë aktivizuar ekipet emergjente. Komuna e Gjilanit dhe e Drenasit kanë aktivizuar këto ekipe emergjente për të pastruar disa rrugë dhe disa kanale për rrjedhjen e ujërave pas reshjeve të shiut. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori