LAJMI I FUNDIT:

Gjendej i arratisur për pesë javë, “krimineli” në Zelandë të Re befason me veprimin e tij – paguan një helikopter për t’u dorëzuar në polici

Gjendej i arratisur për pesë javë, “krimineli” në Zelandë të Re befason me veprimin e tij – paguan një helikopter për t’u dorëzuar në polici

Pasi ishte në arrati për pesë javë, një “kriminel” i kërkuar pagoi për një helikopter për ta dërguar atë në polici.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, skena e çuditshme u shpalos vonë këtë pasdite kur James Matthew Bryant i maskuar (32) u paraqit në stacionin qendror të policisë Dunedin – Zelandë e Re, në shoqërinë e avokatit të profilit të lartë Arthur Taylor.

Ai u kërkua me akuzat e plagosjes, posedimit të një thike, tre akuza të komunikimeve dixhitale të dëmshme dhe mosparaqitjes në gjykatë.


Duke folur gjatë rrugës për në stacion të policisë, Bryant tha se ai ishte fshehur “në mes të askundit” afër Waianakarua.

Dhe më në fund, ai vendosi të vetëdorëzohej, madje duke paguar një helikopter për ta dërguar.

Taylor tha se e njihte Bryant para se të shkonte në arrati dhe se ai më vonë e kontaktoi atë dhe tha se donte të dorëzohej sepse ishte i shqetësuar se policia e kishte etiketuar si të rrezikshëm.

“Unë mendoj se ai ka parë disa filma ku ata qëllojnë me armë dhe gjëra të tilla”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori