LAJMI I FUNDIT:

Turqia shtyu aleatët e NATO-s në “zbutjen e zemërimit” ndaj Bjellorusisë, pas arrestimit të disidentit – thonë disa diplomatë

Turqia shtyu aleatët e NATO-s në “zbutjen e zemërimit” ndaj Bjellorusisë, pas arrestimit të disidentit – thonë disa diplomatë

Turqia i shtyu aleatët e NATO-s të “zbusnin” një reagim zyrtar ndaj uljes së detyruar nga Bjellorusia të një aeroplani pasagjerësh dhe ndalimit të një gazetari disident të dielën, kanë thënë për Reuters dy diplomatë të njohur me këtë çështje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 30 aleatët e NATO-s lëshuan një deklaratë me dy paragrafë të mërkurën duke dënuar detyrimin e një aeroplani Ryanair për të arrestuar gazetarin Roman Protasevich por nuk përfshiu ndonjë hap ndëshkues për të cilin kishin bërë presion aleatët Baltik dhe Polonia.


Deklarata ishte gjithashtu më pak e ashpër se sa vërejtjet publike të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Ai e quajti incidentin një “rrëmbim shtetëror” dhe “të egër”.

Dhe siç thuhet më tej, Ankaraja këmbënguli që çdo përmendje e mbështetjes për më shumë sanksione perëndimore ndaj Bjellorusisë dhe thirrjet për lirimin e të burgosurve politikë atje, do të lihen jashtë tekstit, thanë dy diplomatët.

Gjuha që kërcënonte një pezullim të bashkëpunimit të NATO-s me Bjellorusinë gjithashtu u hoq, shtuan ata.

Motivet e Turqisë nuk ishin të qarta menjëherë.

Diplomatët thanë se Ankaraja mund të përpiqet të ruajë lidhjet me Moskën, aleatin më të afërt të Bjellorusisë dhe të mbajë marrëdhëniet ekonomike me Bjellorusinë.

Një mundësi tjetër mund të jetë gatishmëria e Turqisë për të mirëpritur turistët rusë këtë verë pas pandemisë COVID-19.

Një rritje e infeksioneve të coronavirusit muajin e kaluar dhe një stuhi paralajmërimesh për udhëtime të huaja kanë zhdukur shumë rezervime të hershme dhe kanë rritur perspektivat e një sezoni tjetër të humbur turistik për Turqinë, e cila mbështetet në hyrjen e parave për të financuar borxhin e saj të jashtëm.

Ministria e jashtme turke nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, shkruan Reuters.

Një zyrtar i NATO-s tha: “Deklarata e Këshillit të Atlantikut të Veriut për Bjellorusinë u dakordua nga të 30 aleatët me konsensus. Ne nuk hyjmë në detajet e diskutimeve në Këshillin e Atlantikut të Veriut, të cilat janë konfidenciale”.

Një nga diplomatët tha që Stoltenberg kishte fituar mbështetjen e të gjithë aleatëve, përfshirë Turqinë, për tekstin përfundimtar, të botuar në faqen e internetit të NATO-s, për të shmangur ndarjet e mëtejshme publike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori