LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla takim me Soreide, Norvegjia mbështet agjendën evropiane të Kosovës

Gërvalla takim me Soreide, Norvegjia mbështet agjendën evropiane të Kosovës

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla gjatë një takimi virtual sot me homologen e saj norvegjeze Ine Eriksen Soreide, ka biseduar mbi zhvillimin ekonomik, mundësinë e tërheqjes së investimeve të huaja, menaxhimi i situatës me COVID-19 dhe nevoja për sigurim të vaksinave.

Me këtë rast, ministrja Gërvalla ka njoftuar ministren Soreide lidhur me prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj për të forcuar sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Veçanërisht e ka njoftuar për prioritetet e politikës së jashtme dhe e ka falënderuar ministren Soreide për mbështetjen e shtetit të saj ndaj Kosovës.


Ndërsa, ministrja e Jashtme e Norvegjisë ritheksoi se vendi i saj mbështet agjendën evropiane të Kosovës.