Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës M.R. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale trafikimi me njerëz.
Në një njoftim për media thuhet që e pandehura dyshohet se më 6 janar në fshatin Jezercë për përftime pasurore ka shfrytëzuar për prostitucion një të mitur.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar faktin se e pandehura dyshohet se më 6 janar 2021, në fshatin Jezercë, përkatësisht në disa villa të këtij fshati, pas zbatimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit – përgjimit të telekomunikimeve për të pandehurën, janë siguruar të dhëna të rëndësishme, se me dashje dhe qëllim të përfitimit pasuror për vete, ka marr pjesë në trafikimin e njerëzve përmes rekrutimit, transportimit, strehimit të viktimës, së një të miture, në atë mënyrë që të njëjtën e ka shfrytëzuar me qëllim të prostitucionit, ku pasi ka arritur marrëveshje me personin N.M. pronar i një kafiterie, në të cilën kafiteri ka punuar një kohë edhe e pandehura me të dëmtuarën, ku ka keqpërdorë në vazhdimësi pozitën e ndjeshme të viktimës të miturës, pas arritjes së kësaj marrëveshje N.M. ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur me pagesë, duke i paguar të pandehurës vlerën prej 40 € për këtë marrëdhënie seksuale, e po ashtu të njëjtën e ka mbajtur nën kontroll dhe duke e shfrytëzuar për qëllime seksuale, duke siguruar persona të ndryshëm që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të , në këmbim të parave , e të cilat para më pas i merr për vete”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Gjykata po ashtu me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk është dëgjuar para prokurorit të shtetit e dëmtuara- e mitura, por nuk janë dëgjuar as edhe dëshmitarët tjerë të mundshëm, të cilët janë përmendur edhe nga e pandehura dhe e dëmtuara. Gjithashtu nuk është dëgjuar para prokurorit të shtetit as e pandehura, andaj mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendet në liri mund të ndikoj tek të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë veçanërisht në të dëmtuarën e mitur. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania