Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi dorëzoi sot kërkesat e kësaj sindikate te zëvendës kryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, e të cilat kanë të bëjnë për rritjen e pagës minimale, marrëveshja kolektive dhe gjykata e punës.
Azemi ka bërë të ditur se me këtë rast ka kërkuar caktimin e një afati kohor të përmbushjes së kërkesave nga Qeveria Kurti. Ai po ashtu ka bërë të ditur se pjesë e kërkesave janë edhe fondi social për punëtorët që vdesin në vendet e punës dhe të lënduarit, fond për ata që humbin vendin e punës.
“E themi para zëvendëskryetares së Parlamentit të Kosovës se ka kohë e gjatë për të cilën ne dëshirojmë që paga minimale të lëvizë me një shpejtësi shumë më të madhe, pasi punëtorët janë të lodhur me pagat që kemi. Ne kemi kërkuar që programi i kryeministrit të jetë më i detajuar për të gjitha ato që ka premtuar se do të jetë pagë më e madhe se kjo që e kemi dhe që ka premtuar se do të kemi gjykatë të punës dhe gjykatën themelore dhe shumë gjëra tjera të detajohen dhe të përcaktohemi se deri në cilën datë të specifikohen të gjitha këto që i ka në programin e tyre”, tha Azemi.
Azemi ka kërkuar që të dihet një afat kohor për plotësimin e kërkesave të tyre nga Qeveria Kurti.
“Ne nuk e dimë sot saktë se kur do të bëhet rritja e pagës minimale, nuk e dimë saktë se kur do të nënshkruhet marrëveshja kolektive dhe ne nuk e dimë saktë se kur do të themelohet gjykata e punës, për kundër asaj që ai ka premtuar që do t’i bëjë. Kjo mund të bëhet nesër, por mund të jetë edhe pas 3 vjet e gjysmë, sepse ai mund të thirret në atë që unë e kam në program 4-vjeçar”, tha Azemi.
Azemi tha se ndër kërkesat e drejtuara ka qenë që të paguhen dy herë nga 100 euro punëtorët teknikë në shkolla.
“Të paguhen me dy herë nga 100 euro edhe punëtorët teknikë që punojnë nëpër shkolla pasi që punëtorët e arsimit në të njëjtin ambient janë paguar dhe është marrë vendim që të paguhen, andaj edhe ne do të kërkojmë sepse jemi të barabartë… Kemi bërë njoftimin se edhe pagat në sektorin publik janë tepër më të mëdha apo trefish më të mëdha se punëtorët e sektorit privat”, tha ai.
Qeveria Kurti ka paralajmëruar rritjen e pagës minimale në Kosovë në 250 euro nga 170 sa është aktualisht. Ndryshe, rritja e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndodhur që nga viti 2011.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë