Në Prishtinë po mbahet konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”, e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës (DHTIQV).
Me këtë rast kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e bashkëpunimit rajonal.
Krasniqi ka theksuar edhe se fuqizimit i bashkëpunimit rajonalë është faktori kyç për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve si në Ballkan, Evropë por edhe në botë.
“Ky aktivitet dhe aktivitete të tjera kanë qëllim kryesor rritjen e bashkëpunimit rajonal së bashku me partnerët tanë. Me këtë rast shprehim mirënjohjen tonë në projektin që po ndikon në rritjen e bashkëpunimit rajonal financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor që ka mbështetur odën së bashku me odën e Maqedonisë-Perëndimorë dhe Dhomës së Tregtisë së Vlorës në realizmin e këtij aktiviteti. Nevojat e kompanive në rritje dhe bashkëpunim duke filluar nga vendet e rajonit e për të vazhduar edhe më gjerë është ajo që ka frymëzuar organizmin e aktiviteteve të tilla rajonale. Në kohën kur çdo gjë po evulon shumë shpejt është gjithnjë e domosdoshme për krijimin dhe roli i raporteve të mira me njëri tjetrin dhe rritja e aktivitetit të bashkëpunimit të dhomave të tregtisë me qëllim që të ndihmohen bizneset tona në tejkalimin e barrierave që mund të paraqiten drejt një bashkëpunimi të shëndoshe reciprok”, u shpreh Krasniqi para të pranishmëve.
Ai ka nënvizuar domosdoshmërinë që të ketë një angazhim të përbashkët për të ndërtuar mekanizma afatgjatë dhe të qëndrueshme me qëllim që të ketë kualitet dhe produkte sa më të mira.
“Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal, si në rastin specifik mes bizneseve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është faktor kyç për rritjen e konkurreushmërisë së bizneseve si në Ballkan ashtu edhe në tregun evropian dhe botëror. Prandaj, qëllimi kryesor i këtij organizmi është rritja e bashkëpunimit rajonal në mes të bizneseve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Është e domosdoshme që të kemi një angazhim të përbashkët për të ndërtuar mekanzima afatgjatë dhe të qëndrueshëm me qëllim që të kemi kualitet dhe produkte sa më të mira. Si institucione në mënyra aktive avokojmë për brengat e bizneseve dhe vlerësojmë se marrëdhëniet aktuale duhet të fokusohen në drejtim të thellimit të bashkimit ekonomik mes nesh dhe të vendosen perspektiva të reja bashkëpunuese duke ofruar partneritet reciprok. Duke thënë këtë besojmë se bashkëpunimi rajonal na bënë të fuqishëm dhe e kemi më të lehtë qasjen në tregjet e përbashkëta”, tha ai.
Para të pranishmëve janë prezantuar të gjeturat e hulumtimit “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”. Po ashtu, temë diskutimi do të jetë edhe “Kosova dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit” dhe “Sfidat e odave për përkrahjen e bizneseve gjatë pandemisë COVID-19”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak